Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, deklaroi pak para nisjes së seancës së sotme se kjo mbledhje mund të rezultojë e fundit.
Sipas Haxhiut, nëse shorti për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb dështon, atëherë nuk ka arsye për thirrjen e një seance tjetër brenda 48 orëve.
Haxhiu gjithashtu vuri përgjegjësinë për moskonstituimin e Parlamentit te ish-opozita, duke e konsideruar pengesë kryesore në procesin e funksionimit të Kuvendit.