Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndryshon aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës – ja për çfarë akuzohet tani

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
28/08/2026
in Category
0
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, ndryshon aktakuza ndaj Xhelal Sveçlës – ja për çfarë akuzohet tani
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës, mbrojtja ka hequr dorë nga marrja në pyetje e të pandehurit, ndërsa deklarimet e tij do t’i paraqesë në fjalën përfundimtare.

Me propozim të mbrojtjes, avokati Luar Prenaj ka marrë fjalën përfundimtare. Ai deklaroi se, pas konsultimit me të pandehurin, mbrojtja heq dorë nga e drejta për deklarimin dhe marrjen në pyetje të tij, duke bërë të ditur se deklarimet do t’i paraqesë në fjalën përfundimtare.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, prokurori Avni Namani ka njoftuar se Prokuroria ka ndryshuar dispozitivin e aktakuzës ndaj Sveçlës.

Sipas aktakuzës së ndryshuar, Xhelal Sveçla, më 21 mars 2018, nga ora 12:10 deri në orën 15:40, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme plenare, dyshohet se ka përdorur bombolën e gazit lotsjellës me përmbajtje të agjentit kimik CS.

Sipas Prokurorisë, Sveçla në disa raste e ka aktivizuar bombolën dhe e ka hedhur brenda sallës së Kuvendit, pa paralajmërim paraprak dhe pa u dhënë personave të pranishëm mundësinë për t’u larguar.

Si pasojë, sipas aktakuzës, gazi irritues është përhapur në hapësirat e mbyllura të sallës, duke bërë që personat e pranishëm, nga frika për shëndetin dhe sigurinë e tyre, të detyroheshin ta lëshonin sallën dhe seanca të ndërpritej.

Prokurori Namani ka bërë të ditur se Sveçla akuzohet për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 2 i Kodit Penal të vitit 2012.

Ndërkohë, Prokuroria ka hequr dorë nga ndjekja penale për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, për shkak të parashkrimit të kësaj vepre.

Pjesa tjetër e aktakuzës ka mbetur e pandryshuar.

Pas ndryshimit të aktakuzës, seanca ka vazhduar me fjalët përfundimtare të palëve.

Related

Previous Post

73 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Next Post

Pas vizitës së Kurtit në IML, Time Kadriaj kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Next Post
Pas vizitës së Kurtit në IML, Time Kadriaj kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Pas vizitës së Kurtit në IML, Time Kadriaj kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.