Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hekuran Murati i përgjigjet Abelard Tahirit: “Këto janë faktet”

Qendra Info by Qendra Info
23/08/2025
in Lajme
0
Qeveria ‘kërcënon’ shefat e bizneseve private, u thotë se kanë afat deri më 20 dhjetor ta realizojnë një kërkesë të saj
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, duke përdorur rrjetet sociale për të sqaruar çështjen e pensioneve për kategoritë e luftës dhe rritjen e buxhetit të FSK-së.

Murati theksoi se gjatë periudhave të qeverisjes së PDK-së, nuk ka pasur rritje të dukshme të pensioneve për veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve.

“Herën e fundit kur PDK ka qeverisur me vendin, me koalicionin PAN gjatë 2017–2020, pensionet për veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë rritur 0 euro”, shkroi Murati.

Ai kujtoi se edhe në qeverisjen paraprake, gjatë koalicionit PDK-LDK (2014–2017), ishte fshirë neni 18 i ligjit që e lidhte pensionin e veteranëve me pagën minimale, kërkesë që sipas tij kishte ardhur nga FMN-ja për shkak të abuzimeve me listat e veteranëve.

“Ndërkaq pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës asnjëherë s’kanë qenë të lidhura me pagën minimale, por kjo e dëshmon se sa pak din Abelard Tahiri për këtë temë”, shtoi ai.

Murati theksoi se gjatë mandatit të tij si ministër, pensionet për kategoritë e luftës janë rritur për së paku 20%. Po ashtu, sipas tij, është katërfishuar buxheti i FSK-së, duke arritur për herë të parë përmbushjen e kriterit të NATO-s prej 2% të BPV-së.

“Këto janë faktet”, përmbylli reagimin Murati.

Related

Previous Post

“Letra sekrete e Esat Pashë Toptanit për Pashiqin: Mirënjohja ndaj Serbisë dhe ankthi nga armiqësia e Italisë”

Next Post

Abelard Tahiri sulmon LVV-në: “Tre kandidatët për kryetar Kuvendi mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së”

Next Post
Abelard Tahiri sulmon LVV-në: “Tre kandidatët për kryetar Kuvendi mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së”

Abelard Tahiri sulmon LVV-në: “Tre kandidatët për kryetar Kuvendi mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.