Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hekuran Murati: PDK dhe LDK po e lënë RTK-në pa paga

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/11/2025
in Lajme
0
Hekuran Murati: PDK dhe LDK po e lënë RTK-në pa paga
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas paralajmërimit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radio Kosovës për grevë për shkak të vonesave në transferimin e buxhetit, ka reaguar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka akuzuar partitë opozitare PDK dhe LDK se po e bllokojnë procesin e financimit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke mos lejuar formimin e Komisioneve Parlamentare, të cilat janë të domosdoshme për ekzekutimin e buxhetit.

“Krejt çfarë duhet për ekzekutim të buxhetit për RTK-në është vendimi i Komisionit Parlamentar për Buxhet. Me atë vendim, Thesari i shtetit brenda ditës e ekzekuton transferin e mjeteve, siç edhe e bën çdo herë. Mirëpo PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare, e rrjedhimisht po i lënë pa buxhet RTK-në, komunat e Prishtinës, Gjilanit dhe Zubin Potokut, si dhe po rrezikojnë miratimin e buxhetit për vitin 2026,” ka shkruar Murati.

Sipas ministrit në detyrë, arsyetimi i opozitës se komisionet nuk mund të formohen për shkak se ende nuk dihet kush është në pushtet dhe kush në opozitë, nuk qëndron.

“Argumenti se komisionet parlamentare nuk mund të formohen sepse ende nuk dihet kush është pozitë dhe kush opozitë, nuk qëndron. Kuvendi mund të formojë fillimisht vetëm komisionet e përhershme: për Buxhet, për Legjislacion, për Integrim Evropian dhe për të Drejtat e Komuniteteve. Këto komisione do të mjaftonin që të shqyrtoheshin të gjitha çështjet emergjente si buxheti dhe plani i rritjes i BE-së. Komisionet e tjera, që me formulë i takojnë opozitës ose që mbikëqyrin ministritë përkatëse, mund të formohen më pas, kur të ketë qeveri të plotë,” ka shtuar Murati.

Sindikatat e RTK-së kanë paralajmëruar masa sindikale nëse fondet e punonjësve nuk lëshohen në kohë, duke theksuar se vonesat e përsëritura po rrezikojnë funksionimin normal të transmetuesit publik.

Related

Previous Post

Mbi 50% e stafit shëndetësor nga Kosova punon në Gjermani

Next Post

Punëtorët e RTK-së pa paga, Sindikata paralajmëron grevë nëse nuk ekzekutohet buxheti

Next Post
Punëtorët e RTK-së pa paga, Sindikata paralajmëron grevë nëse nuk ekzekutohet buxheti

Punëtorët e RTK-së pa paga, Sindikata paralajmëron grevë nëse nuk ekzekutohet buxheti

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.