22 tetor 2025 — Disa nxënës të një shkolle në Vitomiricë të Pejës janë helmuar të hënën, raporton policia rajonale e Pejës.
Zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi, tha se nxënësit kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.
“Drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë pasur shqetësime shëndetësore. Me urdhër të prokurorit është ftuar drejtori i shkollës, i cili ka dhënë deklaratën e tij. Rasti po hetohet nga njësitet përkatëse,” tha Gashi.
Edhe drejtori i Arsimit, Naser Gega, konfirmoi rastin, duke shtuar se ende nuk dihet numri i saktë i nxënësve të prekur. Ai tha se simptomat kryesore ishin dhimbje barku dhe se situata nuk është raportuar si e rëndë.
“Jam duke shkuar te shkolla për t’u njohur nga afër me rastin dhe më pas do të dalim me detaje,” tha Gega.
Klankosova.tv

