Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se analizat e ADN-së për trupat që u zbuluan në varret masive, vonohen minimalisht 6 muaj. Kjo pasi sipas tij ato dërgohen në laborator në Hagë të Holandës.
Hoti thotë se ai rezervohet në deklarata për çështje të tilla, pasi ai vet e di se çka ndjejnë dhe çka përjetojnë familjarët e personave të zhdukur.
“Sepse ata nuk e dinë dhe nuk e kanë për obligim me e ditë që veç procedura e krahasimit me ADN i merr minimum 6 muaj, pasi ato barten në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pastaj dërgohen në Hagë”, tha ai

