Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Hoti kërkon lidership të ri në LDK pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Hoti: "LDK-ja ka nevojë për lidership të ri për të rikthyer besimin e anëtarësisë dhe qytetarëve"

18/03/2025
in Lajme
Reading Time: 6 mins read
Hoti kërkon lidership të ri në LDK pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Avdullah Hoti, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar një lidership të ri brenda partisë, pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se ka pasur disa probleme që kanë ndikuar në këtë rezultat, duke përfshirë personalizimin e fushatës dhe votimin disproporcionale në diasporë. Ai po ashtu vlerësoi se LDK-ja ka nevojë për një lidership që promovon bashkëpunimin dhe transparencën, për të rikthyer besimin e anëtarësisë dhe të elektoratit të gjerë.

Hoti ka kërkuar që lidershipi i tanishëm të mbështesë këtë ndryshim dhe t’i hapë rrugë një udhëheqje më të fortë dhe më të unifikuar brenda partisë.

Postimi i plotë në Faceebok:

Falënderime dhe Reflektime për Procesin Zgjedhor

Me mirënjohje të thellë, falënderoj çdo qytetar për besimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës, si dhe për përkushtimin tim për të qenë zëri juaj në Kuvendin e Kosovës. I siguroj të gjithë ata që ma besuan votën se do të jem një zë i fuqishëm dhe i pa kompromis në mbrojtje të interesave të secilit qytetar dhe të Republikës së Kosovës.

Dëshiroj të falënderoj strukturat e LDK-së për punën e bërë në këtë fushatë: kryesinë, kryetarët e degëve dhe të nëndegëve me strukturat e tyre, forumet e gruas dhe të rinisë, si dhe çdo anëtar të LDK-së në Kosovë e diasporë. Të gjithë kemi punuar aq sa kemi mundur dhe ditur për të siguruar besimin e qytetarëve në programin dhe ekipin e LDK-së.

Por, rezultati për LDK-në nuk është i kënaqshëm. Nuk është as i përafërt me atë që kemi shpresuar pas katër vitesh përgatitje. Duket qartë se: (1) opozitarizmi që kemi bërë në katër vitet e fundit, (2) riorganizimi i shumë degëve të LDK-së pas zgjedhjeve të vitit 2021, (3) zgjedhjet e brendshme të LDK-së të vitit 2023, si dhe (4) programi, ekipi dhe qasja që kemi ofruar gjatë 30 ditëve të fushatës zgjedhore dhe disa muajve para fushatës, nuk mjaftuan për të bindur qytetarët.

Prandaj, duke ju falënderuar secilit, kërkojmë nga ju mirëkuptim që nuk kemi arritur të organizohemi sa dhe si duhet për të marrë një besim shumë më të madh qytetar, siç besoj se mund të sigurohet me një organizim tjetër të LDK-së.

Përveç rezultatit të dobët në zgjedhje, një shqetësim tjetër është paraqitur me votat e diasporës. Në votimin në ambasada, një parti politike (LVV) është votuar në mënyrë të tepërt dhe joproporcionale krahasuar me votimin në Kosovë. Në votimin me postë, disa kandidatë të listës së LDK-së janë votuar po ashtu joproporcionalisht krahasuar me votimin në Kosovë. Të dy këto dukuri, kur analizohet komuna për komuna, duket qartë se nuk janë aspak të natyrshme. Ky fenomen ka krijuar pasiguri në gjithë procesin zgjedhor. Përtej kësaj, në rastin e LDK-së është lënduar kohezioni i brendshëm i strukturave të partisë, si dhe është cenuar besimi i votuesit tradicional të LDK-së dhe integriteti që ka pasur shtëpia jonë politike për 35 vite.

Prandaj, për interes të vendit dhe të LDK-së, është e domosdoshme të reflektojmë karshi këtij rezultati zgjedhor dhe këtyre zhvillimeve, si politikisht ashtu edhe ligjërisht.

Në katër vitet e fundit, lidershipi i partisë është angazhuar në ristrukturimin e partisë dhe degëve në gjithë Kosovën. Por, në jo pak raste, kjo është bërë në mënyrë selektive, jostatutore dhe pa konsideratën e nevojshme ndaj disa specifikave të brendshme të LDK-së. Këto specifika janë unike për LDK-në, e cila si parti 35-vjeçare i ka dhënë Kosovës dy presidentë, tre kryeministra, dhjetëra ministra e zëvendësministra, qindra deputetë e zyrtarë të lartë shtetërorë. Orientimi i lidershipit aktual për të bërë prerje të panatyrshme, si dhe distancimi nga e kaluara e lavdishme shtetformuese e LDK-së, pavarësisht sfidave e lëshimeve gjatë rrugëtimit të lidershipeve të kaluar, kanë zvetënuar besimin e elektoratit tradicional të LDK-së. Në vend të ndërtimit mbi ato arritje të LDK-së, lidershipi aktual ka krijuar distancë ndaj njerëzve dhe arritjeve të Kosovës gjatë qeverive të udhëhequra nga LDK-ja. Personalizimi i fushatës zgjedhore, përbërja e listës, renditja e kandidatëve në listë, paraqitja dhe favorizimi medial i një liste të ngushtë të kandidatëve të LDK-së, si dhe çështje të tjera para dhe gjatë fushatës, kanë dëmtuar kohezionin e brendshëm partiak, me gjithë përpjekjet e të gjithë neve për t’i tejkaluar ato pakënaqësi. Votimi disproporcionale në diasporë e ka rënduar dhe cenuar më tutje atmosferën kolegiale dhe bashkëpunuese brenda LDK-së.

Prandaj, për të kthyer besimin e anëtarësisë dhe elektoratit të gjerë, LDK-ja ka nevojë për lidership të ri. Nuk ka rrugë tjetër për rikthimin e besimit në LDK.

LDK-ja ka nevojë për një lidership me qasje ekipore, që është gjithëpërfshirës, me orientime të qarta politike të qendrës së djathtë, që mbledh rreth vetes profesionistë dhe e rikthen LDK-në në epiqendrën e profesionistëve më të mirë të Kosovës, siç ka qenë LDK-ja.

LDK-ja ka nevojë për një lidership që punon me transparencë të plotë karshi strukturave partiake në të gjitha nivelet, që e kthen partinë në funksionimin statutar, që merr vendime kolegjiale në bazë të statutit të LDK-së (që është kushtetuta e partisë) dhe në konsultim të gjerë me strukturat qendrore dhe lokale të partisë.

LDK-ja ka nevojë për një lidership ekipor që i fashit përçarjet, që tregon kujdes ndaj të gjithë aktivistëve të rinj e të vjetër, që i bën bashkë të gjitha copat e LDK-së në të katër anët e vendit dhe në diasporë.

Një lidership i tillë është thelbësor për bashkimin, fuqizimin dhe kthimin e LDK-së në parimet e saj bazë, si parakusht për të rifituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr me Kosovën.

Besoj fuqishëm se i gjithë lidershipi aktual i LDK-së duhet të mbështesë këtë ndryshim në LDK, duke i hapur rrugë ndryshimit, duke u bërë pjesë e lidershipit të ri. I bëj thirrje lidershipit aktual të mbështesë këtë ndryshim për interesin e LDK-së dhe të Kosovës. Të gjithë në LDK jemi të vetëdijshëm se vetëm së bashku mund ta rikthejmë besimin e madh të qytetarëve tek LDK-ja.

Prandaj, i ftoj të gjithë ta tejkalojmë veten, të lëmë anash mëritë e pakënaqësitë, dhe t’i përkushtohemi fuqizimit të LDK-së për interes të Kosovës.

Republika e Kosovës ka nevojë jetike për një LDK të fortë në rrugëtimin e saj euroatlantik, në përballimin e sfidave për forcimin e ligjshmërisë dhe rendit kushtetues, për ndërtimin e një ekonomie të fuqishme e konkurruese, për fuqizimin e marrëdhënieve ndërshqiptare në gjithë rajonin. Kosovës i duhet një LDK e fortë për të mirëmbajtur dhe kultivuar partneritetin me aleatët, në veçanti miqësinë e përhershme me ShBA-në.

Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Zoti i bekoftë miqtë tanë!

Zoti e bekoftë popullin tonë!

Related

Previous Post

Ndizen qirinj përkujtues për Haxhi Thaçin në Prishtinë

Next Post

Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në veri të Kosovës për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Hysni Gucati: Më Refuzuan Vizitën në Hagë pa Asnjë Arsyetim Zyrtar

Hysni Gucati: Më Refuzuan Vizitën në Hagë pa Asnjë Arsyetim Zyrtar

09/05/2025
Bashkësia Islame e Kosovës dënon përpjekjet për keqpërdorimin e fesë për spiunazh dhe ideologji ekstreme

Bashkësia Islame e Kosovës dënon përpjekjet për keqpërdorimin e fesë për spiunazh dhe ideologji ekstreme

09/05/2025
Ngjarje tragjike në Prishtinë: Dyshohet se goditi me thikë të dashurën dhe më pas u gjet i vdekur

Ngjarje tragjike në Prishtinë: Dyshohet se goditi me thikë të dashurën dhe më pas u gjet i vdekur

09/05/2025
Kosova në Ditën e Evropës: Kërkesë për heqjen e masave ndëshkuese dhe ndaljen e politikave akomoduese ndaj Serbisë

Kosova në Ditën e Evropës: Kërkesë për heqjen e masave ndëshkuese dhe ndaljen e politikave akomoduese ndaj Serbisë

09/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Hysni Gucati: Më Refuzuan Vizitën në Hagë pa Asnjë Arsyetim Zyrtar

Hysni Gucati: Më Refuzuan Vizitën në Hagë pa Asnjë Arsyetim Zyrtar

09/05/2025
Bashkësia Islame e Kosovës dënon përpjekjet për keqpërdorimin e fesë për spiunazh dhe ideologji ekstreme

Bashkësia Islame e Kosovës dënon përpjekjet për keqpërdorimin e fesë për spiunazh dhe ideologji ekstreme

09/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info