Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hoti shpjegohet: Presidenti është figurë unifikuese, Bekim Sejdiu s’e përmbush këtë kriter

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
31/08/2026
in Category
0
Hoti shpjegohet: Presidenti është figurë unifikuese, Bekim Sejdiu s’e përmbush këtë kriter
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se “për një parim politik dhe institucional” nuk do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të vendit.

Hoti shkroi në një postim në Facebook se “nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional”.

“Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter”, shkroi ai.

Ish-kryeministri tha se kandidatura e Bekim Sejdiut “nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj”.

“Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike”, shkroi ai.

Hoti tha se “LDK duhet të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm”.

“Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së. Kjo nuk është çështje individësh. Është çështje e parimeve, identitetit politik dhe përgjegjësisë që kemi ndaj votuesve tanë. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës! ✌️“, shkroi ai.

I pyetur paraprakisht nëse do ta votojë Sejdiun për President, ish-kryeministri iu përgjigj shkurt Gazetës Express: “JO”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pasi njoftoi për arritjen e dakordimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President, shkroi në Facebook se “LDK-ja do ta mbështesë këtë marrëveshje me bindjen se shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak”,.

Nesër në LDK do të mbahet një mbldhje e Kryesisë e më pas e Grupit Parlamentar.

Related

Previous Post

LDK-ja mblidhet nesër, fillimisht Kryesia e më pas Grupi Parlamentar.

Next Post

G20 nën presion: SHBA përballet me shqetësimet për borxhin rekord dhe luftën me Iranin

Next Post
SHBA drejt arritjes së marrëveshjeve të reja tregtare përpara afatit të tarifave të reja

G20 nën presion: SHBA përballet me shqetësimet për borxhin rekord dhe luftën me Iranin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.