Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Hykmete Bajrami: Çmimi i energjisë është dyfishuar – “mafia energjetike” po hetohet nga Prokuroria Speciale

Qendra Info by Qendra Info
25/10/2025
in Lajme
0
LDK kundër rritjes së energjisë – përplasje mes Bajramit dhe Rizvanollit
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke e cilësuar situatën aktuale si pasojë direkte të politikave të Qeverisë Kurti.

Në një postim në rrjete sociale, Bajrami tha se qytetarët po përballen me fatura të larta të energjisë, të cilat po rëndojnë buxhetin e çdo familjeje, pavarësisht se tetori nuk ka qenë një muaj i ftohtë.

“Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje. Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar?”, shkroi Bajrami.

Ajo theksoi se gjatë këtij mandati qeverisës, çmimi i energjisë elektrike është dyfishuar për familjet dhe trefishuar për bizneset, duke shtuar se kjo rritje ka ndikuar zinxhir edhe në ngritjen e çmimeve të produkteve vendore dhe të importeve.

“Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë”, deklaroi Bajrami.

Megjithatë, ajo shtoi se ekziston “një lajm i mirë”:
Çështja e energjisë elektrike tashmë po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike”, nënvizoi deputetja e LDK-së.

Bajrami ka qenë ndër zërat më kritikë të qeverisë aktuale për politikat ekonomike dhe menaxhimin e sektorit të energjisë, duke kërkuar transparencë dhe llogaridhënie për mënyrën si janë marrë vendimet për çmimet e rrymës.

Related

Previous Post

Pentagoni pranon një donacion anonim prej 130 milionë dollarësh për pagat e trupave gjatë mbylljes së qeverisë

Next Post

KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Next Post
KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.