Deputetja e opozitës, Hykmete Bajrami, ka reaguar në rrjetin social Facebook pas publikimit të të dhënave të fundit ekonomike. Ajo ka vënë në pah se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni për muajin gusht 2025 është 4.5% më i lartë krahasuar me gushtin e vitit 2024.
Bajrami e ka adresuar reagimin e saj si kundërpeshë ndaj postimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili publikoi lajmin për rritjen e Bruto Produktit Vendor me 4.58% në tremujorin e dytë të vitit.
“Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën,” ka shkruar Bajrami, duke e cilësuar rritjen e inflacionit si një problem serioz për qytetarët dhe ekonominë familjare.