Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

I pandehuri M.A pranon fajësinë për dhunën ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan – dënohet me burg dhe gjobë

Qendra Info by Qendra Info
04/08/2025
in Lajme
0
I pandehuri M.A pranon fajësinë për dhunën ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan – dënohet me burg dhe gjobë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I pandehuri M.A ka pranuar fajësinë për dhunën e ushtruar gjatë protestës së 29 majit 2023 në Zveçan, ku ishin të pranishëm ushtarët e KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), M.A është akuzuar për disa vepra penale, përfshirë:

  • Sulm ndaj personit zyrtar,

  • Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale – huliganizëm,

  • Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge,

  • Posedim i paautorizuar i armëve.

Pas ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë ka miratuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të arritur mes PSRK-së dhe të pandehurit, duke shqiptuar një dënim unik prej 4 vjetësh e 11 muaj burgim efektiv, si dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh.

Prokuroria Speciale ka ritheksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës, duke theksuar se rastet e tilla do të trajtohen me prioritet të lartë dhe me zero tolerancë ndaj dhunës dhe veprave penale.

Related

Previous Post

Lëndohen 11 futbollistë në Serbi, i goditi rrufeja

Next Post

Mallra të padeklaruara kapen në Aeroportin “Adem Jashari” – nis procedura kundërvajtëse ndaj dy udhëtarëve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.