Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

I ranë ziles, u hap dera dhe hynë me armë – katër grabitës futen në një banesë në Prishtinë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
31/07/2026
in Category
0
I ranë ziles, u hap dera dhe hynë me armë – katër grabitës futen në një banesë në Prishtinë.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një banesë në Prishtinë, ku pesë persona kanë raportuar se janë sulmuar dhe grabitur nga katër persona të armatosur.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 korrik 2026, ndërsa ngjarja kishte ndodhur më 28 korrik rreth orës 19:45. Viktimat, një grua dhe katër burra, kanë deklaruar se derisa ndodheshin në banesën e tyre, dikush kishte rënë ziles së derës. Pasi e kishin hapur derën, katër persona kishin hyrë me forcë në banesë dhe, nën kërcënimin e armës, u kishin grabitur telefonat mobilë dhe stolitë me vlerë.

Gjatë incidentit, dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve janë duke vazhduar.

“Prishtinë 28.07.2026 – 19:45. Me 30.07.2026 pesë viktimat, një femër dhe katër meshkuj, kanë raportuar se deri sa ishin në banesën e tyre, ka rënë zilja dhe pasi kanë hapur derën, katër persona kanë hyrë brenda dhe nën kërcënimin e armës u kanë grabitur telefonat dhe stolitë që kishin në vlerë. Dy nga viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.”

Related

Previous Post

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, Policia nis hetimet.

Next Post

Ali Ahmeti: Kam informacione për nisma që synojnë ta çojnë UÇK-në në Hagë (Video)

Next Post
Ali Ahmeti: Kam informacione për nisma që synojnë ta çojnë UÇK-në në Hagë (Video)

Ali Ahmeti: Kam informacione për nisma që synojnë ta çojnë UÇK-në në Hagë (Video)

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.