Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

IKD: Pas certifikimit të rezultateve duhet thirrur seanca konstituive, s’ka nevojë të priten 30 ditë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/06/2026
in Category
0
IKD: Pas certifikimit të rezultateve duhet thirrur seanca konstituive, s’ka nevojë të priten 30 ditë.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Melos Kolshi hulumtues në IKD ka folur për procesin e konstituimit të institucioneve të reja.

Ai ka bërë me dije se nuk do të duhej të pritej 30 ditë për konstituimin e kuvendit pas certifikimit të rezultateve.

Sipas tij, kjo rrugë tashmë është qartësua nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk do të duhej të pritej.

“Po supozojmë që nuk do të ketë ankesa, gjë për të cilën dyshoj. Mirëpo me vetë faktin që po supozojmë në këtë drejtim të tillë, i bie që me 6 korrik certifikohen rezultatet e zgjedhjeve. Kjo i bie që 30 ditë nga 6 korriku, kuvendi duhet që të jetë i konstituar”, ka thënë ai duke dhënë detaje tjera.

“Prej 6 korrikut i kemi 60 ditë për zgjedhjen e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve. Në momentin kur fillon konstituimi i kuvendit, unë besoj që nuk do të duhet që të pritet 30 ditë, por në momentin që certifikohen rezultatet ushtruesja e detyrës së presidentit duhet të thërras seancën konstituive, të konstituohet kuvendi që në konstituim më nuk e besoj që ka asnjë subjekt politik që të vonohet për arsyje që tashmë rrugët apo bllokimet kushtetuese ato rrugë janë mbyllur nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë e kemi një teren të qartë jashtëzakonisht shumë dhe të pastër kushtetues, ku subjektet politike nuk duhet më që të krijojnë bllokada të ndryshme, por duhet të konstituojnë kuvendin”, ka thënë ai.

Related

Previous Post

Nën qeverisjen Kurti, inflacioni arrin në 6.8%: Çmimet vazhdojnë t’u rëndojnë xhepat qytetarëve.

Next Post

Aktakuzë ndaj 6 personave për organizimin e barrikadave në komunat veriore.

Next Post
Aktakuzë ndaj 6 personave për organizimin e barrikadave në komunat veriore.

Aktakuzë ndaj 6 personave për organizimin e barrikadave në komunat veriore.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.