Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Incident në komunikacion në Fushë Kosovë – Një person sulmohet me thikë dhe i dëmtohet vetura

Ardian Emini by Ardian Emini
06/07/2025
in Lajme
0
Tentim-vrasje në Prishtinë, të shtënat kapen nga kamerat e sigurisë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një mosmarrëveshje në komunikacion ka përfunduar me dhunë në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, ku një person dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër dhe i ka shkaktuar dëme materiale në veturë.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur të shtunën, më 5 korrik 2025, rreth orës 15:40, ku pas një konflikti verbal ndërmjet dy drejtuesve të automjeteve, njëri prej tyre ka përdorur një mjet të mprehtë – thikë, duke e sulmuar fizikisht viktimën dhe duke dëmtuar veturën e tij.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndaj të arrestuarit rëndojnë dyshimet për veprat penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë duke vazhduar.

Autoritetet kanë apeluar për qetësi dhe vetëpërmbajtje në trafik, duke theksuar se çdo veprim i dhunshëm në rrugë rrezikon sigurinë publike dhe sjell pasoja ligjore për autorët.

Related

Previous Post

E diel përvëluese në Kosovë dhe rajon

Next Post

“Partia Amerikane do të rikthejë lirinë” – Elon Musk shpall nisjen e partisë së tij dhe kritikon Trump: “Kështu po shkojmë drejt falimentimit”

Next Post
Private: Mbani shënime! 5 këshilla për karrierën nga Elon Musk

“Partia Amerikane do të rikthejë lirinë” – Elon Musk shpall nisjen e partisë së tij dhe kritikon Trump: “Kështu po shkojmë drejt falimentimit”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.