Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Inflacioni 6% në qershor, Muharremi kritikon Qeverinë: S’ka asnjë iniciativë për ta luftuar.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/07/2026
in Category
0
Inflacioni 6% në qershor, Muharremi kritikon Qeverinë: S’ka asnjë iniciativë për ta luftuar.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas publikimit të të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), duke e cilësuar inflacionin prej 6% në muajin qershor si shqetësues dhe të dëmshëm për ekonominë.

Muharremi ka theksuar  përmes një postimi në Facebook, se ndonëse inflacioni ka shënuar rënie nga 6.8% maj në 6%  në qershor, niveli mbetet shumë i lartë dhe vazhdon të godasë familjet dhe bizneset.

“INFLACIONI 6% n’qershor është super i nxehtë dhe shumë i dëmshëm për ekonominë, familjet dhe bizneset. ASK publikoi sot vlerën e inflacionit për qershor 2026. Jemi tek niveli 6%, derisa në maj kishim 6.8%. Mesiguri që, siç kemi pritur, për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe të rritjes së inputeve të produkteve vendore e rajonale në treg, kemi një ulje të lehtë. Sidoqoftë, inflacionin e kemi shumë, shumë të lartë!! 6% është i nxhetë dhe shumë i dëmshëm për ekonominë e qytetarët. Derisa 2% është kulmi i pranueshëm në ekonomi”, shkroi Muharremi.

Muharremi vlerësoi se fuqia blerëse e qytetarëve është dobësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke shtuar se për mallrat që një familje i blinte me 100 euro në vitin 2021, tani nevojiten mesatarisht rreth 150 euro.

“Nuk kemi aktualisht asnjë program apo iniciativë qeveritare që e lufton inflacionin dhe rritjen e çmimeve. E ashtuquajtura “Pako Inflacioni 2.0” ka qenë një pako elektorale, e cila më shumë e ka rritur importin dhe çmimet sesa që e ka luftuar inflacionin. Me një inflacion prej 6%, qeveritë serioze do të kishin ndërmarrë reforma të thella dhe do të ishin shqetësuar seriozisht për gjendjen e ekonomisë, e sidomos për familjet, të cilave po u humbet fuqia blerëse. Me atë që kanë blerë familjet me 100 euro në vitin 2021, tash u duhen me siguri rreth 150 euro mesatarisht. E në disa raste, mesiguri 165 e deri në 200 euro”, shkroi tutje ai.

Muharremi paralajmëroi po ashtu se inflacioni mund të mbetet në këto nivele deri në shtator, ndërsa gjatë dimrit, për shkak të kostos së energjisë, mund të rritet në 7 deri në 8 për qind.

“Situata me inflacion mundet me ndejt në këtë nivel deri shtator, por në dimër, për shkak të kostos së energjisë, mund të rritet dhe të kaloj 7-8%. Normalisht, kishte dashtë me qenë një emergjencë ekonomike, por këtu (nga eksperiencat e kaluara) nuk do të lëvizë akush me e mbrojtë ekonominë, bizneset private dhe familjet”.

“Këtu, gjatë viteve, fuqia blerëse e familjeve dhe qytetarëve është rrënuar nga inflacioni kronik, që nuk po luftohet… e shumë familje e qytetarë janë kogja më të varfër se para 2021. Fatkeqësisht, ndoshta qeveria po e përdor atë si instrument për rritjen e buxhetit dhe të hyrave… derisa ekonomia, bizneset dhe familjet/qytetarët po bëhen çdo ditë e më të dobët”, shkroi Muharremi në Facebook

Related

Previous Post

Nuk harrohen kurrë: 8 gjeste atërore që fëmijët i kujtojnë gjithë jetën.

Next Post

Hodges: Kriza politike e ekspozon Kosovën ndaj atyre që duan destabilizim.

Next Post
Hodges: Kriza politike e ekspozon Kosovën ndaj atyre që duan destabilizim.

Hodges: Kriza politike e ekspozon Kosovën ndaj atyre që duan destabilizim.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.