Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Inflacioni në rritje: ASK – kosovarët në prill kanë paguar 7.5% më shtrenjtë për mallrat krahasuar me vitin e kaluar.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/05/2026
in Category
0
Inflacioni në rritje: ASK – kosovarët në prill kanë paguar 7.5% më shtrenjtë për mallrat krahasuar me vitin e kaluar.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK] ka njoftuar se shkalla e rritjes së çmimeve të konsumit në muajin prill 2026 ishte mesatarisht 7,5 % më e lartë krahasuar me muajin prill 2025. Ndërkohë, inflacioni mujor ishte 1,1 % në muajin prill 2026.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,5 % në muajin prill 2026, krahasuar me muajin prill 2025.

Kontribuuesit kryesor në ketë rritje janë transporti, strehimi, rryma, gazi dhe lëndët djegëse

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të ndikuara te grupet kryesore të COICOP-it: transport (16,1 %); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (15,2 %); restorante dhe shërbime akomodimi (5,8 %); ushqim dhe pije joalkoolike (5,6 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (5,1 %); shëndetësi (4,7 %); kujdes personal, mbrojtje sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,6 %); mobile dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (3,1 %); rekreacion, sport dhe kulturë (3,0 %); dhe veshje dhe këpucë (2,3 %).”-tregon ASK.

Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e informacionit dhe komunikimit (-0,2 %) dhe të arsimit -0,6 %.

Në anën tjetër, në krahasim me muajin paraprak [mars 2026] rritja ishte mbi 1%,

“Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur për 1,1% në muajin prill 2026, krahasuar me muajin mars 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transport (4,9 %); pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (1,2 %); rekreacion, sport dhe kulturë (0,4 %); mobilje dhe pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore (0,3 %); ushqim dhe pije joalkoolike (0,1 %);  dhe veshje dhe këpucë (0,1 %).”-tregon ASK.

Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar te grupi i kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme -0,2 %.

Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]
Agjencia e Statistikave të Kosovës [ASK]

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me rastin e publikimit të “ Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin prill 2026”.

Related

Previous Post

Aktakuzë e PSRK-së: Togeri i Policisë së Kosovës dyshohet se i ka përcjellë BIA-s informacione dhe dokumente sekrete.

Next Post

E enjtja me përmirësim të motit, por pasdite mundësi për rrebeshe të izoluara

Next Post
Moti sot, e martë, në Kosovë: Temperaturat deri në 20 gradë Celsius

E enjtja me përmirësim të motit, por pasdite mundësi për rrebeshe të izoluara

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.