Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

INSTAT: Rritet PBB, turizmi, bujqësia, efekt pozitiv

rinor_post by rinor_post
27/12/2022
in Ballina
0
Inflacioni ngadalëson rritjen botërore të pagave
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

INSTAT-i bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në Shqipëri, në tremujorin e tretë të vitit 2022, vlerësohet me rritje prej 4,02 %, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2021.

 

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: tregti, transport, akomodim dhe shërbim ushqimor; ndërtimi; aktivitete të pasurive të paluajtshme; arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi; informacioni dhe komunikacioni; aktivitete financiare dhe të sigurimit; bujqësi, pyje dhe peshkim; aktivitete profesionale dhe shërbime administrative.

Ndërsa negativisht kontribuan aktivitetet: administrata publike, arsimi dhe shëndetësia; industri, energji dhe uji, si dhe taksat neto mbi produktet.

“PBB sipas metodës së Shpenzimeve Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e tretë të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021, shfaqen si më poshtë: Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 8,09 %. Konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 3,55 %. Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks pësoi rritje me 7,12 %. Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,87 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 16,31 %.”- thuhet në njoftimin e INSTAT.

Metodologjia

Të dhënat tremujore që janë përdorur për vlerësimin e P.B.B-së tremujore janë kryesisht të dhëna administrative si dhe të dhëna të marra nga anketat tremujore që kryhen nga INSTAT.

Kjo metodë bazohet në supozimin se për periudhën të cilën bëhet analiza, raporti midis vlerës së shtuar dhe prodhimit është konstant. Në disa degë specifike si Energjia elektrike, Administrata Publike, Arsimi, Shëndetësia dhe Aktivitetet financiare përdoret metoda direkte e cila bën vlerësime të prodhimit dhe konsumit ndërmjetës më vete, diferenca e të cilëve jep si rezultat vlerën e shtuar.

Related

Previous Post

Bie me 90 për qind turizmi i organizuar në Rusi

Next Post

Shqipëri-Kosovë, miratohen rregullat për bursën e energjisë ALPEX

Next Post

Shqipëri-Kosovë, miratohen rregullat për bursën e energjisë ALPEX

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.