Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

Shqipëri-Kosovë, miratohen rregullat për bursën e energjisë ALPEX

27/12/2022
in Ballina
Reading Time: 2 mins read
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Kosova miratuan sot rregullat e tregut të energjisë elektrike për funksionimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX sh.a.

Rregullat u miratuan nga bordet e dy institucioneve Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në Shqipëri, dhe Zyrës Rregullatore të Energjisë, në Kosovë.

Kryetari i Bordit të Energjisë Elektrike (ERE), Petrit Ahmeti deklaroi se miratimi i rregullave për funksionimin e ALPEX, vendos bazat për krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike të dy vendeve.

“Shqipëria dhe Kosova janë palë nënshkruese të Traktatit të Energjisë dhe janë zotuar në krijimin e një tregu konkurrues dhe transparent të energjisë, ndaj modelet e tregjeve të dy vendeve parashikojnë që nëpërmjet ALPEX të zbatohet modeli i synuar europian i tregut”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, fillimisht tregu i Ditës në avancë dhe brenda një dite është parashikuar të vendoset në dy zona ofertimi në Shqipëri dhe Kosovë, duke synuar në të ardhmen projekte për bashkëpunim me tregje të tjera potenciale.

ALEPX do të fillojë me operimin e tregut të ditës në avancë në Shqipëri dhe më pas brenda një periudhe 2-mujore do të operojë me bashkimin e këtij tregu me atë të Kosovës. Sipas kalendarit, tregtimi i energjisë elektrike për tregun e ditës në avancë për Shqipërinë do të nisë përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2023.

Kryetari i Bordit të Zyrës Rregullatore të Energjisë në Kosovë, Ymer Fejzullahu
Shqyrtimi i rregullave të ALPEX përmbylljen e kornizës rregullatore lidhur me krijimin e një tregu të përbashkët.

“Tregu i përbashkët i energjisë do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji elektrike për të dyja vendet, duke pasur parasysh se të dy vendet tona kanë sistem komplementar të prodhimit të energjisë elektrike, si dhe do ti hapë rrugë tërheqjes së investimeve nga burimet e ripërtëritshme”, tha ai.

Roli i rregullatorëve të dy vendeve do të jetë mbikëqyrja e tregut.

ALPEX-i ka si funksion të kryejë disa nga përgjegjësitë e Operatorit të Tregut në Shqipëri dhe Kosovë; të sigurojë funksionimin dhe operimin e duhur të platformës së tregtimit për Tregun e Ditës në Avancë dhe Tregun Brenda së Njëjtës Ditë.

Për të kryer funksionet e përcaktuara, ALPEX-i do të procesojë aplikimet për anëtarësim në Bursë; do të bëjë marrëveshje për pranimin e Anëtarëve të Bursës; do të përcaktojë kërkesat dhe procedurat e detajuara të tregtimit dhe Komitetin e Bursës, dhe t’i publikojë ato sipas procedurës; do të kryejë ankandet dhe operacionet e nevojshme tregtare, në përputhje me rregullat e miratuara, duke përdorur për këtë qëllim Algoritmin e Tregut të Bashkuar Evropian.

Related

Previous Post

INSTAT: Rritet PBB, turizmi, bujqësia, efekt pozitiv

Next Post

Vetëm 40 inspektime dhe 25 gjoba për mosvendosjen e flamujve të origjinës pranë produkteve

Next Post

Vetëm 40 inspektime dhe 25 gjoba për mosvendosjen e flamujve të origjinës pranë produkteve

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Shefi i OBSH-së bën thirrje për mëshirë ndaj Gazës: “Paqja është në interes të Izraelit”

Shefi i OBSH-së bën thirrje për mëshirë ndaj Gazës: “Paqja është në interes të Izraelit”

23/05/2025
Vrasja e bujshme e avokatit ukrainas në Spanjë trondit Madridin dhe politikën e Kievit

Vrasja e bujshme e avokatit ukrainas në Spanjë trondit Madridin dhe politikën e Kievit

23/05/2025
VV ende pa emër për kryeparlamentarin, opozita kërkon që konstituimi i Kuvendit të kryhet më 15 prill

Kuvendi i Kosovës vazhdon përpjekjet për konstituim – ende pa marrëveshje për kryeparlamentarin

23/05/2025
Moti për të enjten: Diell, vranësira dhe reshje të izoluara në rajon

E Premtja sjell ditën më të ngrohtë të javës – Diell, vranësira dhe reshje të izoluara në disa rajone

23/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Shefi i OBSH-së bën thirrje për mëshirë ndaj Gazës: “Paqja është në interes të Izraelit”

Shefi i OBSH-së bën thirrje për mëshirë ndaj Gazës: “Paqja është në interes të Izraelit”

23/05/2025
Vrasja e bujshme e avokatit ukrainas në Spanjë trondit Madridin dhe politikën e Kievit

Vrasja e bujshme e avokatit ukrainas në Spanjë trondit Madridin dhe politikën e Kievit

23/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info