Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Interesimi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe mbetet i ulët, Ministria nuk ndau bursa motivuese.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/07/2026
in Category
0
Interesimi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe mbetet i ulët, Ministria nuk ndau bursa motivuese.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda fakultetit të Filologjisë janë nëntë programe aktive.

Por shumë aktiv s’po duket të jenë nxënësit që aplikojnë në dy degë të posaçme ndonëse i përkasin gjuhës amtare.

Deri më 6 korrik, pak para përfundimit të afatit, në drejtimin Letërsi Shqipe janë regjistruar vetëm 18 nxënës, ndërkaq në programin Gjuhë Shqipe 22.

Një numër i tillë sipas dekanit të Filologjikut, Abdulla Rexhepi, s’ka të bëjë drejtpërdrejtë me UP-në.

“Zhvillimi i teknologjisë, studentët janë të interesuar për studimet teknologjike, për studime të tjera, dhe studimet për shkencat humanistike dhe për shkencat shoqërore kanë rënë dukshëm gjithandej dhe jo vetëm tek ne. Ne jemi më mirë sesa rajoni”, ka theksuar Abdulla Rexhepi, Dekan i Fakultetit të Filologjisë.

Në 2024-n, Ministria e Arsimit vendosi të jap për nxënësit bursa nga 1 mijë euro, për ta rritur interesimin për këto programe.

Mirëpo për shkak të keqpërdorimeve që u evidentuan, tash janë ndalur këto.

“Aktualisht jemi në negociata me MASHT për t’i rikthyer dhe për ta menaxhuar më mirë dhënien e këtyre bursave”, ka theksuar Rexhepi.

Për këtë situatë masa po shqyrtohen edhe nga Rektorati i UP-së.

“Jemi duke punu ngushtë me ministrinë e Arsimit që çfarë politika me zhvillu që me arrit mi zhvillu kuadrot që i duhen këtij vendi, kësaj shoqërie”, ka deklaruar Arben Hajruallahu, Rektor i Universitetit të Prishtinës.

Ndryshe nga Filologjiku, njësi më voluminoze e Universitetit shtetërorë është Fakulteti i Mjekësisë.

Dekani Sefedin Muçaj, tregon se për 462 vende aplikojnë mbi 1800 studentë, me mesatare llogaritet se për një vend aplikojnë 4 studentë.

“Ne e kemi bë një diskutim me UP-në që të rritet numri i të pranuarve ndër vite, mirëpo gjithmonë duke marrë kriteret e Agjencionit të Akreditimit, vullneti është shpreh që në të ardhmen të bëhet një gjë e tillë, kështu që jemi në pritje. Besoj se në vitet e ardhshme të jetë një numër më I madh”, ka potencuar Sefedin Muçaj, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë për RTV Dukagjini.

Dekani i Mjekësisë thekson faktin se fakulteti i posedon kapacitetet e nevojshme për rritjen e numrit të studentëve që mund të vijojnë studimet aty.

Related

Previous Post

Klinika Infektive jep detaje për gjendjen e personave që dyshohet se u helmuan në piceri.

Next Post

Shqipëria dhe Kosova po zbrazen, mes vendeve me tkurrjen më të madhe të popullsisë në Evropë.

Next Post
Shqipëria dhe Kosova po zbrazen, mes vendeve me tkurrjen më të madhe të popullsisë në Evropë.

Shqipëria dhe Kosova po zbrazen, mes vendeve me tkurrjen më të madhe të popullsisë në Evropë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.