Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec për dyshime mbi keqpërdorim detyre

Qendra Info by Qendra Info
14/10/2025
in Lajme
0
Arrestohet një zyrtar policor i Njësisë Speciale për keqpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin nga detyra të dy zyrtarëve policorë të Stacionit Policor në Rahovec, që veprojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sipas komunikatës zyrtare të IPK-së, hetuesit kanë ndërmarrë veprime fillestare hetimore lidhur me një rast në Rahovec, ku dyshohet se janë përfshirë dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Bazuar në të dhënat preliminare dhe provat e siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hetimet po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve i IPK-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe veprimeve të mundshme të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë.

IPK thekson se rekomandimi për suspendim të përkohshëm është ndërmarrë për të parandaluar ndikimin në procesin hetimor dhe për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e hetimeve.

Related

Previous Post

Ndihmës-kryetari i Bujanocit dhe i ati i tij arrestohen për rrahjen e një ish-polici

Next Post

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një pasagjere me armë zjarri në bagazh

Next Post
Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një pasagjere me armë zjarri në bagazh

Arrestohet në Aeroportin e Prishtinës një pasagjere me armë zjarri në bagazh

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.