Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

IPK rekomandon suspendimin e tre policëve pas incidentit në Klinë

Qendra Info by Qendra Info
01/11/2025
in Lajme
0
Arrestohet një zyrtar policor i Njësisë Speciale për keqpërdorim detyre dhe armëmbajtje pa leje
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë, pas një incidenti të ndodhur më 31 tetor në fshatin Rigjevë të Komunës së Klinës.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e IPK-së kanë nisur veprimet hetimore në bazë të autorizimeve ligjore, pas raportimeve për një përdorim të armës së zjarrit nga zyrtarë policorë në një lokal të zonës.

Nga hetimet fillestare, dyshohet se dy prej zyrtarëve kanë shtënë me armë, e cila sipas provave të para nuk është armë zyrtare. Për këtë arsye, të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Përdorim i armës”.

Ndërkohë, IPK ka rekomanduar suspendimin edhe të një rreshteri policor të Stacionit të Policisë së Klinës, i cili rezulton të jetë pronari i lokalit ku ndodhi incidenti. Sipas hetimeve, ai ka penguar procedurat hetimore të IPK-së, duke ndikuar në mbledhjen e provave dhe zhvillimin e hetimeve, dhe është i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas veprës penale”.

IPK ka bërë të ditur se hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, ndërsa janë paralajmëruar veprime të tjera hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

Ky është një ndër rastet më të fundit ku Inspektorati ka ndërhyrë për shkelje të disiplinës dhe ligjit brenda strukturave policore, duke theksuar se asnjë zyrtar i rendit nuk është mbi ligjin.

Related

Previous Post

Oda Amerikane kritikon Qeverinë në detyrë: Vendimet e djeshme kanë pasoja afatgjata fiskale

Next Post

Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës

Next Post
Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës

Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.