Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Isa Mustafa reagon për vendimet e Qeverisë në detyrë: Kujton largimin e ministrave që ishin zgjedhur deputetë në vitin 2017

20/07/2025
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
Isa Mustafa reagon për vendimet e Qeverisë në detyrë: Kujton largimin e ministrave që ishin zgjedhur deputetë në vitin 2017
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook lidhur me sjelljen e Qeverisë në detyrë ndaj vendimeve që lidhen me përputhshmërinë kushtetuese të funksioneve ekzekutive dhe legjislative.

Në postimin e tij, Mustafa rikujton se në vitin 2017, në prag të certifikimit të rezultateve zgjedhore, kishte ndërmarrë masa konkrete për të respektuar Kushtetutën, duke liruar nga detyra zëvendëskryeministrin dhe tetë ministra të cilët kishin fituar mandatin si deputetë.

“Në konsultim me Zyrën Ligjore të Kryeministrisë dhe me këshilltarin juridik të Kryeministrit – i cili sot është kryetar i Odës së Avokatëve – dhe në përputhje me nenin 72 të Kushtetutës, si kryeministër në detyrë, i kam liruar nga detyra një zëvendëskryeministër dhe tetë ministra që kishin fituar mandatin e deputetit,” shkruan Mustafa.

Ai thekson se ky veprim nuk ishte bërë për të dhënë shembull të zbatimit të Kushtetutës, por për të parandaluar shkeljen e saj.

“Qeveritarët e liruar nga detyra ishin: Ramiz Kelmendi, zëvendëskryeministër, dhe ministrat dr. Kujtim Shala, dr. Avdullah Hoti, dr. Enver Hoxhaj, dr. Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, dr. Hykmete Bajrami, Arban Abrashi dhe Rasim Demiri,” shton ai.

Mustafa kujton se edhe pse në atë kohë Kosova nuk kishte ende Ligjin për Qeverinë, vendimi u bazua në frymën e Kushtetutës, e cila nuk lejon ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve ekzekutive dhe legjislative. Ai përmend edhe vendimin e fundit të Gjykatës Supreme që, sipas tij, e ka konfirmuar këtë ndalim.

“Qeveria në detyrë nuk duhet t’i lejojë vetes veprime antikushtetuese dhe të qëndrojë në pushtet në shkelje të ligjit,” përfundon Mustafa, duke shtuar se “brishtësia e fuqisë pushtetore provohet më së miri kur bie nga pushteti – jo vetëm për të marrë përgjegjësi për veprimet joligjore, por edhe për pasojat që shkaktohen nga mospërfillja e gjyqësorit.”

Postimi i plotë i Isa Mustafës është marrë nga profili i tij zyrtar në Facebook, ku ai vazhdon të shpreh opinionin e tij për zhvillimet aktuale politike në vend.

Related

Previous Post

Gjakovë: Dy persona nën hetim për shantazh – kërkohet paraburgimi i tyre

Next Post

Izraeli urdhëron zhvendosje të detyruar në Gazën qendrore, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme në “zonat e sigurta”

Izraeli urdhëron zhvendosje të detyruar në Gazën qendrore, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme në "zonat e sigurta"

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Klubet që përfituan miliona nga Kupa e Botës për Klube – Chelsea dhe PSG kryesojnë listën

Klubet që përfituan miliona nga Kupa e Botës për Klube – Chelsea dhe PSG kryesojnë listën

20/07/2025
Rrezatimi kozmik dhe njeriu i hershëm: Si ndryshoi jeta në Tokë kur fusha magnetike u dobësua 41,000 vjet më parë

Rrezatimi kozmik dhe njeriu i hershëm: Si ndryshoi jeta në Tokë kur fusha magnetike u dobësua 41,000 vjet më parë

20/07/2025
Izraeli urdhëron zhvendosje të detyruar në Gazën qendrore, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme në “zonat e sigurta”

Izraeli urdhëron zhvendosje të detyruar në Gazën qendrore, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme në “zonat e sigurta”

20/07/2025
Isa Mustafa reagon për vendimet e Qeverisë në detyrë: Kujton largimin e ministrave që ishin zgjedhur deputetë në vitin 2017

Isa Mustafa reagon për vendimet e Qeverisë në detyrë: Kujton largimin e ministrave që ishin zgjedhur deputetë në vitin 2017

20/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Klubet që përfituan miliona nga Kupa e Botës për Klube – Chelsea dhe PSG kryesojnë listën

Klubet që përfituan miliona nga Kupa e Botës për Klube – Chelsea dhe PSG kryesojnë listën

20/07/2025
Rrezatimi kozmik dhe njeriu i hershëm: Si ndryshoi jeta në Tokë kur fusha magnetike u dobësua 41,000 vjet më parë

Rrezatimi kozmik dhe njeriu i hershëm: Si ndryshoi jeta në Tokë kur fusha magnetike u dobësua 41,000 vjet më parë

20/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info