Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ish-drejtori në ministrinë e Fitore Pacolli e çon në KPMSHCK vendimin për ndërrimin e pozitës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
08/05/2026
in Category
0
Ish-drejtori në ministrinë e Fitore Pacolli e çon në KPMSHCK vendimin për ndërrimin e pozitës.
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatos Qerimi, ish-Drejtor i Autoritetit të Pellgjeve Lumore që funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në krye me Fitore Pacollin, ka dorëzuar sot ankesë zyrtare në zyrtare në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës kundër, siç ka thënë,  “vendimit të kundërligjshëm” për transferimin e tij nga kjo pozitë.

Sipas tij, vendimi është marrë pa asnjë bazë ligjore, pa arsyetim profesional dhe në kundërshtim me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Ai ka pretenduar se këto veprime janë rezultat i ndërhyrjeve politike.

“Njëkohësisht është kërkuar zbatimi i efektit pezullues të ankesës sipas nenit 130 të Ligjit Nr.05/L-031, që nënkupton se vendimi nuk mund të prodhojë pasoja juridike deri në vendimin përfundimtar të KPMSHCK-së”, ka shkruar Qerimaj.

Qerimaj ka shtuar se në ankesë ka evidentuar shkelje serioze procedural dhe materiale ligjore.

“Konsideroj se këto veprime janë rezultat i ndërhyrjeve politike dhe përpjekjeve për të larguar profesionistët që mbrojnë ligjshmërinë dhe interesin publik. Nuk do të hesht përballë padrejtësive dhe presioneve! Askush mbi ligjin!”, thuhet në postimin e tij, krahas ankesës.

Qerimi dje njoftoi se më 6 maj kishte pranuar përmes emailit një vendim për transferimin e tij në një pozitë tjetër, për të cilin thotë se bie ndesh me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas tij, neni 65, paragrafi 4 i këtij ligji përcakton se transferimi i përhershëm i një zyrtari publik nuk mund të realizohet pa pëlqimin paraprak të zyrtarit, gjë që, sipas Qerimajt, nuk ka ndodhur në rastin e tij.

Ai kërkoi nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës që të nisë hetime ndaj ministres dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë proces, duke pretenduar se janë cenuar parimet e ligjshmërisë dhe profesionalizmit në administratën publike.

Related

Previous Post

PDK-së i bashkohet Naim Telaku, Bedri Hamza: Profesionist me doktoraturë në Vjenë, i bën nder listës sonë

Next Post

Komandant “Remi” i kthehet PDK.

Next Post
Komandant “Remi” i kthehet PDK.

Komandant “Remi” i kthehet PDK.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.