Avni Qenaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i brigadës “138 Agim Ramadani”, është arrestuar të martën në Serbi. Lajmi u bë i ditur nga nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla.
Sipas mediave serbe, Qenaj është ndaluar për 48 orë. Autoritetet kosovare ende nuk kanë reaguar zyrtarisht rreth rastit.
52-vjeçari ka qenë i angazhuar në operacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës dhe arrestimi i tij ka shkaktuar reagime brenda komunitetit të veteranëve.

