Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Itali – Arrestohet në Milano kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i arratisur nga Shqipëria

Qendra Info by Qendra Info
27/05/2025
in Lajme
0
Itali – Arrestohet në Milano kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, i arratisur nga Shqipëria
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia italiane ka vënë në pranga në aeroportin Malpensa të Milanos një 45-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dyshuar si kreu i një rrjeti të fuqishëm ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Sipas mediave italiane, i arrestuari ishte në arrati që prej nëntorit të vitit të kaluar dhe ishte strehuar në Shqipëri për të shmangur ndjekjen penale. Ai u kap në momentin që sapo kishte zbritur në Itali, pas një fluturimi nga Shqipëria.

Hetimet e zhvilluara nga autoritetet italiane zbuluan se 45-vjeçari kishte një rol qendror në një organizatë kriminale ndërkombëtare, e cila merrej jo vetëm me trafikun e drogës, por edhe me mashtrime të sofistikuara financiare.

Përmes një skeme të ndërlikuar mashtrimi me TVSH-në, grupi kriminal ka shkaktuar dëme të mëdha financiare ndaj shtetit italian – në një vlerë të përllogaritur rreth 600 milionë euro.

I arrestuari pritet të përballet me akuza të rënda për përfshirje në organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge dhe mashtrim financiar.

Autoritetet italiane po vazhdojnë hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë të rrjetit dhe për të zbuluar shtrirjen ndërkombëtare të aktivitetit kriminal.

Related

Previous Post

Abdixhiku: Në Kosovë do të vijë dita kur drejtësia do të guxojë të përballet me korrupsionin, edhe atë të pushtetarëve

Next Post

Bizneset paralajmërojnë protestë – Oda Ekonomike e Kosovës kërkon reflektim urgjent institucional

Next Post
Bizneset paralajmërojnë protestë – Oda Ekonomike e Kosovës kërkon reflektim urgjent institucional

Bizneset paralajmërojnë protestë – Oda Ekonomike e Kosovës kërkon reflektim urgjent institucional

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.