Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ivanka Trump në Vlorë: plane për Sazanin e Zvërnecin dhe darkë me Ramën

Qendra Info by Qendra Info
22/01/2026
in Lajme
0
Ivanka Trump në Vlorë: plane për Sazanin e Zvërnecin dhe darkë me Ramën
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ndodhet në Vlorë, ku ka zhvilluar takime me arkitektë ndërkombëtarë për projekte të mundshme zhvillimore në Ishulli i Sazanit dhe Zvërnec. Vizita e saj është shoqëruar me masa të larta sigurie dhe diskrecion maksimal.

Gjatë ditës, Ivanka Trump ka inspektuar edhe zonën e Akernisë, pranë hidrovorit, e njohur për potencialin në turizmin elitar dhe investimet strategjike. Burime bëjnë të ditur se fokusi ka qenë vlerësimi i terrenit, infrastrukturës dhe mundësive për projekte afatgjata.

Në mbrëmje, ajo është takuar dhe ka darkuar me kryeministrin Edi Rama në Vlorë, ku në qendër të bisedimeve kanë qenë investimet strategjike në jug të vendit. Pas takimit, dyshja është parë duke biseduar shkurt jashtë ambienteve, përpara se të largoheshin drejt Orikumit.

Ndërkohë, dhëndri i Trump, Jared Kushner, i cili ndodhet gjithashtu në Shqipëri, pritet të vazhdojë qëndrimin në Vlorë. Kompania e tij ka marrë statusin e investitorit strategjik për zhvillimin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, projekt me vlerë të parashikuar rreth 1.4 miliardë euro, që synon transformimin e ish-bazës ushtarake në një destinacion elitar turistik.

Vizita ka shtuar interesin publik dhe politik, duke forcuar sinjalet se Vlora, Sazani dhe Zvërneci po shihen seriozisht si pika kyçe për investime të mëdha ndërkombëtare.

Related

Previous Post

Hamza: Dialog po, por përgjegjësia politike mbetet e Kurtit

Next Post

“Trump ka të drejtë”: NATO kërkon mbrojtje më të fortë të Arktikut nga Rusia dhe Kina

Next Post
“Trump ka të drejtë”: NATO kërkon mbrojtje më të fortë të Arktikut nga Rusia dhe Kina

“Trump ka të drejtë”: NATO kërkon mbrojtje më të fortë të Arktikut nga Rusia dhe Kina

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.