Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Izraeli dhe Hamasi pritet të takohen në Egjipt për planin e paqes të Trump

Qendra Info by Qendra Info
05/10/2025
in Lajme
0
Izraeli dhe Hamasi pritet të takohen në Egjipt për planin e paqes të Trump
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli dhe Hamasi do të zhvillojnë të hënën në Egjipt raundin e ri të bisedimeve për armëpushim, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, me synimin për t’i dhënë fund luftimeve në Rripin e Gazës.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se diskutimet do të përfshijnë edhe një marrëveshje të mundshme për shkëmbimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza me të burgosur palestinezë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi të shtunën se po dërgon një ekip në Egjipt “për të finalizuar detajet teknike”, duke theksuar se synimi është që negociatat të përmbyllen “brenda disa ditësh”.

Hamasi ka mbajtur pengje që nga sulmi i 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit. Grupi militant ka deklaruar se është gati t’i lirojë të gjithë pengjet, pas prezantimit të “planit të paqes për Gazën” nga presidenti amerikan Donald Trump të premten — një nismë që është pritur pozitivisht nga disa liderë evropianë.

Pavarësisht thirrjes së Trump për ndalimin e bombardimeve, sulmet izraelite në Gaza vijuan edhe të shtunën, ku dhjetëra persona mbetën të vrarë. Ndërkohë, grupi Huthi i Jemenit lëshoi një raketë drejt Izraelit, e cila u interceptua nga mbrojtja izraelite, raportoi Al Jazeera.

Në delegacionin izraelit do të jetë ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, ndërsa pala e Hamasit pritet të përfaqësohet nga Ghazi Hamad, Osama Hamdan dhe Muhamed Darwish, sipas mediave lokale.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Trump ka dërguar në Egjipt dy përfaqësues: Steve Witkoff, negociator amerikan për Lindjen e Mesme, dhe Jared Kushner, dhëndri dhe këshilltari i tij i ngushtë.

Në një postim në rrjete sociale, Trump deklaroi se Izraeli “ka rënë dakord për vijën fillestare të tërheqjes”, të cilën SHBA-ja ia ka paraqitur Hamasit. Sipas tij, armëpushimi do të hyjë në fuqi sapo Hamasi të konfirmojë pajtimin, dhe menjëherë më pas do të nisë shkëmbimi i pengjeve dhe të burgosurve.

Sipas draftit të planit të paqes, Gaza do të qeveriset nga një “komitet palestinez teknokratik dhe apolitik”, nën mbikëqyrjen e një organi ndërkombëtar të udhëhequr nga presidenti i SHBA-së.

Related

Previous Post

Horoskopi Javor: Zbuloni Çfarë Ju Presin Shenjat e Zodiakut

Next Post

Guardia di Finanza dhe Antimafia italiane çmontojnë kartelin italo-shqiptar të drogës: 29 të arrestuar, mbi 2.5 tonë drogë të sekuestruara

Next Post
Guardia di Finanza dhe Antimafia italiane çmontojnë kartelin italo-shqiptar të drogës: 29 të arrestuar, mbi 2.5 tonë drogë të sekuestruara

Guardia di Finanza dhe Antimafia italiane çmontojnë kartelin italo-shqiptar të drogës: 29 të arrestuar, mbi 2.5 tonë drogë të sekuestruara

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.