Ka nisur dëshmia e tretë e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë.
Dëshmitari është James Peter Covey, diplomat amerikan dhe ish-zëvendës i kryeadministratorit të Kosovës nën UNMIK, Bernard Kouchner.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, bëri me dije se dëshmia pritet të zgjasë dy deri në tri ditë. Ai gjithashtu i shpjegoi dëshmitarit rregullat e gjykatës dhe procedurën e dhënies së dëshmisë.