Pas mandatimit si kryeministër, Edi Rama do t’i dorëzojë Presidentit Bajram Begaj dekretet e ministrave të rinj, të shpallur më 11 shtator gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste.
Java intensive në Parlament
-
E hënë: Kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi, do të thërrasë kryetarët e grupeve parlamentare për të përcaktuar përbërjen e kryesive, komisioneve dhe organeve të tjera si Byroja dhe delegacionet.
-
E martë: Seancë plenare për votimin e komisioneve dhe ndryshimet e Rregullores së Kuvendit me procedurë të përshpejtuar. Këshilli për Rregulloren e Mandateve do të miratojë rregulloren e re, e cila më pas do të votohet në një seancë të dytë pasdite. Programi qeverisës dhe dekretet për ministrat pritet të mbërrijnë në Kuvend.
-
E mërkurë: Konferenca e Kryetarëve, ku caktohet koha për debat mbi qeverinë dhe programin e saj.
-
E enjte – e premte: Seancë maratonë për debat mbi programin qeverisës, emrat e ministrave dhe votimin e tyre. Të premten pasdite, pritet betimi i qeverisë tek Presidenti Begaj.
Incident në seancën e parë
Seanca e parë e legjislaturës së re u zhvillua në dy faza dhe zgjati vetëm 24 minuta. Kreu i PD, Sali Berisha, bllokoi foltoren duke folur jashtë rendit të ditës dhe nxori pankarta me personazhe të krimit. Ndërhyrja e Gardës dhe tensioni i krijuar u ndoq nga përfaqësues diplomatikë dhe klerikë, përfshirë dërguesen e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn. SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme munguan në sallë.
Përbërja e Parlamentit të ri
-
Numri i përgjithshëm i deputetëve: 140, prej tyre 72 të rinj.
-
PS: 83 deputetë, 53 të rinj.
-
PD dhe aleatët: 50 deputetë, 14 të rinj.
-
PSD: 3 deputetë.
-
Partia “Mundësia”: 2 deputetë.
-
Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria: përfaqësim më i vogël.
Ky fillim i legjislaturës paralajmëron një javë vendimtare për funksionimin e Kuvendit dhe formimin e strukturave të reja qeverisëse.