Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Ka m’u kallë Kosova”: Veteranët paralajmërojnë ndërkombëtarët për pasojat e një vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
17/07/2026
in Category
0
“Ka m’u kallë Kosova”: Veteranët paralajmërojnë ndërkombëtarët për pasojat e një vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës kanë paralajmëruar bashkësinë ndërkombëtarë për pasojat që mund të sjell një vendim jo i drejt i Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ata kanë bërë me dije që secili duhet të jetë i vetëdijesohem se një vendim i tillë mund ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Sipas tyre, populli i Kosovës nuk e pranon kriminalizimin e luftës çlirimtare.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se pas dy muajsh, Gjykata Speciale në Hagë do të marrë vendimin e saj, i cili mund të ketë pasoja të mëdha për Kosovën.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo gjykatë prej gati gjashtë vjetësh po u shërben interesave të Serbisë.

“Kjo gjykatë njëetnike po vendos për fatin e shtetit tonë shumetnik dhe, me vendimin e saj, mund t’i rrënojë edhe themelet e shumetnicitetit mbi të cilin është ndërtuar Kosova”, ka shkruar ai.

Në reagimin e tij, Gucati është shprehur se në Hagë po gjykohen ata që, sipas tij, organizuan rezistencën e popullit shqiptar.

“Po gjykohen ata që, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, sollën intervenimin e NATO-s dhe koordinuan bombardimin e caqeve serbe. Po gjykohen ata që e shpallën Kosovën shtet të pavarur, shumetnik dhe demokratik”, ka vlerësuar ai, duke shtuar se kjo gjykatë është politike.

“Kjo gjykatë është politike. Edhe vendimi i saj do të jetë politik. Bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e vetëdijshme për pasojat e këtij vendimi. Më 16 shtator, veteranët e UÇK-së, së bashku me çdo shqiptar, do ta presin këtë vendim të bashkuar, në Hagë dhe në çdo qytet të Kosovës”, ka theksuar Gucati.

Edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka paralajmëruar për pasojat që mund të sjell verdikti i Gjykatës Speciale në raport me ish-krerët e UÇK-së.

Ai ka thënë se nuk do të ketë qetësi në rast se dënohen ish-krerët e UÇK-së.

Hasani në Dpt te Fidani ka thënë se pritshmëritë e tij janë se ata do të lirohen më 16 shtator, por se nëse nuk ndodhë kjo, “do të kallet Kosova”.

“Pritshmëritë e mia janë: lirimi i tyre më 16 shtator. Ata duhet të lirohen. Në të kundërtën, në Kosovë nuk ka qetësi, as s’ka me pasë qetësi. Nuk lejohet asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohet”, është shprehur ai.

Sipas tij, pasojat e një vendimi të tillë do të jenë të mëdha.

“Nuk ka me pasë qetësi. Le ta dinë edhe ndërkombëtarët, le ta dinë edhe gjykata, edhe të tjerët. Ka me u kallë Kosova nëse ata dënohen atje”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk do të lejohet që lufta të kriminalizohet.

“Na cenohet liria jonë, shteti ynë, lufta jonë, gjaku i dëshmorëve, dëshmorët, të gjithëve na cenohen me vendimin negativ që merret atje. Prandaj, të dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dënohet shteti i Kosovës”, ka thënë ai.

Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se vertidiktin e tyre përfundimtarë ndaj ish-krerëve të UÇK-së do ta japin më 16 shtator.

Related

Previous Post

ALARM NË GJAKOVË: Një burrë rezulton i zhdukur, bashkëshortja kërkon ndihmën e policisë.

Next Post

AKSION POLICOR NË SKENDERAJ: Sekuestrohen armë, thika dhe mjete të dyshimta.

Next Post
AKSION POLICOR NË SKENDERAJ: Sekuestrohen armë, thika dhe mjete të dyshimta.

AKSION POLICOR NË SKENDERAJ: Sekuestrohen armë, thika dhe mjete të dyshimta.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.