Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kabashi i mendimit se opozita gabohet në strategji: Po luani në lojën e VV

Gazetari e komentatori politik, Bekim Kabashi, shkruan se manovrat e Vetëvendosjes janë ato që po diktojnë edhe qasjen e opozitës që po luan sipas tempos së tyre zvarrëtisë duke i lejuar partisë së parë të dominojë narrativin, transmeton Gazeta Metro.

Valon Arifi by Valon Arifi
21/04/2025
in Lajme
0
Kabashi i mendimit se opozita gabohet në strategji: Po luani në lojën e VV
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kabashi konsideron se nga kjo qasje ka dobi Vetëvendosja që qartë nuk i ka votat e mjatftueshme për themelimin e qeverisë. Duke e lejuar të vazhdojë me këtë zvarritje po i bën favor VV’së që ka synim zgjedhjet e reja në periudhë më të volitshme siç e konsiderojnë.

“Opozita fatkeqësisht, pavetëdijshëm, perfekt po e luan lojën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po shihet qartë se ka synim që të zvarris procesin për formimin e institucioneve të reja, që vendin ta çoj në zgjedhje të jashtëzakonshme verës, kur këtu do të jetë prezente edhe diaspora. Gjithashtu, pjesë e strategjisë së VV’së është që bllokuese ta paraqesë opozitën, sipas tyre të bërë bashkë edhe me Listën Serbe.”

Kabashi konsideron se ishte i gabuar taktikisht edhe tërheqja duke verifikuar i mandatet e deputetëve duke i shpenzuar kohë dhe po vazhdohet gabimisht në rrafshin strategjik shkruan ai duke mos i votuar kryeparlamentarin pasi kjo do të sillte në pozicion të hapur VV që të vendosë përfundimisht për zgjedhje apo formim të institucioneve në afatet ligjore jo kur i konvenon partisë së parë.

“Opozita gaboi edhe kur i humbi dy seanca, dhe më pas u tërhoq duke votuar raportin për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Sërish po gabon në strategji. Do të duhej ta votonte kandidaten e VV’së për kryetare të Kuvendit, që të kalohej më pas te procedurat për formimin e Qeverisë. Në këtë fazë afatet janë të qarta, dhe do të dihej nëse VV e ka vullnetin dhe votat për formimin e Qeverisë. Nëse jo, mundësia do t’i jepej edhe opozitës. Dështimi eventual edhe i kësaj të fundit, do ta çonte vendin në zgjedhje, por jo sipas strategjisë së VV’së.”/gazetametro.net

Related

Previous Post

Shitjet e Tesla-s bien globalisht, por kërkesat rriten në Ukrainë

Next Post

Urdhërohet që flamujt në SHBA të ulen në gjysmështizë në nderim të Papës Françesku

Next Post
Urdhërohet që flamujt në SHBA të ulen në gjysmështizë në nderim të Papës Françesku

Urdhërohet që flamujt në SHBA të ulen në gjysmështizë në nderim të Papës Françesku

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.