Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kallas pas formimit të qeverisë: Përshpejtoni reformat, gati për takim Prishtinë–Beograd

Qendra Info by Qendra Info
12/02/2026
in Lajme
0
Kallas pas formimit të qeverisë: Përshpejtoni reformat, gati për takim Prishtinë–Beograd
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kaja Kallas e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës si një zhvillim inkurajues pas më shumë se një viti bllokim politik.

Në një reagim në rrjetin social “X”, shefja e politikës së jashtme të Bashkimi Evropian uroi Albin Kurti për marrjen e mandatit, duke theksuar se tani prioritet mbetet përshpejtimi i reformave.

“Pas më shumë se një viti bllokimi politik, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti! Ajo që ka rëndësi tani është të ecet me shpejtësi me reformat. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar Kallas.

Takim i nivelit të lartë në horizont

Kallas theksoi se ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE–Kosovë, por edhe për të çuar përpara dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, shtoi ajo, duke sinjalizuar mundësinë e një raundi të ri negociatash.

Fundi i ngërçit politik

Kuvendi i Kosovës u konstitua mbrëmjen e kaluar, duke i hapur rrugë votëbesimit të qeverisë së re. Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Kuvendit me 66 vota, ndërsa u votuan edhe nënkryetarët e institucionit.

Me votëbesimin e ekzekutivit të ri, konsiderohet se ka marrë fund ngërçi politik që kishte zgjatur mbi një vit, ndërsa tashmë fokusi zhvendoset te reformat dhe procesi i integrimit evropian.

Related

Previous Post

Samiti i BE-së në Belgjikë: 27 liderët kërkojnë zgjidhje për ekonominë në stanjacion

Next Post

5 mënyra për ta qetësuar shpejt herpesin

Next Post
5 mënyra për ta qetësuar shpejt herpesin

5 mënyra për ta qetësuar shpejt herpesin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.