Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

“Kanali Ibër Lepenc drejt finalizimit: Rehabilitimi prej 13 milionë euro afër përfundimit”

Qendra Info by Qendra Info
02/08/2025
in Lajme
0
“Kanali Ibër Lepenc drejt finalizimit: Rehabilitimi prej 13 milionë euro afër përfundimit”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti për rehabilitimin e kanalit strategjik Ibër Lepenc, me vlerë prej 13 milionë euro, është në fazën përfundimtare, njoftoi Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Punimet në këtë kanal prej 49 kilometrash, i cili ka rëndësi jetike për furnizimin me energji elektrike, ujë të pijshëm dhe ujitje për bujqësi, kanë arritur tashmë 90% të realizimit, pas dy vitesh punë intensive.

Ky projekt kishte nisur me një kontratë problematike të trashëguar nga e kaluara, që për vite të tëra kishte arritur vetëm 10% të zbatimit. Pas ndërprerjes dhe rishpalljes së tenderit, situata ndryshoi rrënjësisht.

“Kanali nuk është vetëm infrastrukturë – është garanci për jetë, zhvillim dhe siguri kombëtare”, u shpreh Rizvanolli, duke shtuar se përmes këtyre investimeve, do të rritet siguria ujore, do të garantohet funksionaliteti afatgjatë i kanalit dhe do të reduktohen humbjet e ujit.

Projekti i mbështetur nga Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës përfshin:

  • Riparimin e akuadukteve (2,586 metra),

  • Krijimin e rezervuarit bufer me kapacitet 30,000 m³,

  • Rindërtimin e kanaleve trapezoidale dhe drejtkëndore,

  • Ndërtimin e kutive shpërndarëse të ujit, rrjetave mbrojtëse, murëve mbajtës, dhe sistemeve për mbrojtjen e mjedisit.

Po ashtu, është theksuar reagimi i shpejtë i ekipit teknik për sanimin e dëmeve në kanal pas sulmit terrorist më 29 nëntor 2024.

Ministrja falënderoi Bordin dhe menaxhmentin e Ibër Lepencit, si dhe ekipin e projektit, për përkushtimin në realizimin e këtij projekti madhor që përbën një pasuri strategjike për vendin.

Related

Previous Post

Dua Lipa ndez Prishtinën në natën e parë të Sunny Hill – Mesazhi i Lumir Abdixhikut: “Kjo është Kosova që duam”

Next Post

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

Next Post
Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

Zvogëlohet koha e pritjes në pikat kufitare të Kosovës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.