Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” në Prishtinë.
Sipas njoftimit, arrestimi është bërë nga njësitet policore të Stacionit Jugu, të cilët i kanë kapur të dyshuarit në flagrancë gjatë kryerjes së veprës së vjedhjes së naftës.
Të arrestuarit janë identifikuar si L.J., 26 vjeç, dhe A.H., 28 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit, rasti është marrë në trajtim nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, i cili ka vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë.
Raporti i plotë:

