Njësiti i Trafikut Rajonal në Prishtinë ka ndaluar dje një drejtues motoçiklete në zonën e Fushë Kosovës gjatë kontrolleve rutinë në trafik.
Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike e llojit marihuanë. I njëjti është proceduar menjëherë dhe ndaj tij po ndërmerren veprimet ligjore dhe hetimore nga Stacioni Policor i Fushë Kosovës.
Policia e Kosovës thekson se ky veprim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Autoritetet falënderojnë qytetarët për bashkëpunim dhe bëjnë thirrje që çdo aktivitet të dyshimtë të raportohen në numrat kontaktues 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.