Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kapet zyrtari që mori mbi 39 mijë euro rrogë nga shteti për 7 vjet pa shkuar në punë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
29/05/2026
in Category
0
Kapet zyrtari që mori mbi 39 mijë euro rrogë nga shteti për 7 vjet pa shkuar në punë.
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një hetimi nga Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë për Krime të Rënda dhe Hetime (DKKO) në Gjilan, është ndaluar i dyshuari me iniciale S.S, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas dosjes, S.S., për gati shtatë vjet, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini dhe sport, si dhe menaxher i bibliotekës në Komunën e Kllokotit, ka përfituar mbi 39 mijë euro pa shkuar fare në punë.

“Sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri S.S, nga viti 2019 e deri me datë 02.03.2026 i punësuar në Komunën e Kllokotit, në cilësinë e zyrtarit për kulturë, rini, sport dhe si menaxher i bibliotekës së Kllokotit, me dashje ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i përmbushur të njëjtat, dhe ka përfituar pagën mujore nga buxheti i Republikës së Kosovës, përkundër se i njëjti nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka ushtruar asnjë aktivitet të punës, konform detyrave që ia parasheh kontrata, duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës në vlerën prej 39.231.21 euro”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj të pandehurit kanë nisur hetimet, ndërsa brenda afateve ligjore do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Autoritetet theksojnë se rasti po trajtohet me prioritet, ndërsa veprimet e mëtejme hetimore do të vazhdojnë në koordinim me organet kompetente

Related

Previous Post

Petritsch: Zgjedhjet e njëpasnjëshme ia kanë humbur dramatikisht besimin Kosovës.

Next Post

Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV u bën thirrje konsumatorëve ta kthejnë produktin.

Next Post
Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV u bën thirrje konsumatorëve ta kthejnë produktin.

Biberi “Besiana” rezulton me pesticid, ndalohet ngarkesa në kufi – AUV u bën thirrje konsumatorëve ta kthejnë produktin.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.