Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar, shtetas të Turqisë, gjatë një aksioni të zhvilluar në Fushë Kosovë, pas dyshimeve për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të kryer në vendbanimet e të dyshuarve, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar:
-
1482 gram marihuanë,
-
590 euro para të gatshme,
-
tetë telefona mobil,
-
një automjet (furgon),
-
një laptop,
-
si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin.
Policia ka bërë të ditur se të gjitha provat janë konfiskuar dhe dërguar për ekzaminim, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.
Hetimet rreth rastit vazhdojnë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa të vazhdueshme kundër aktiviteteve të paligjshme që lidhen me narkotikët.

