Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS dhe KESCO sqarojnë kufizimet e energjisë: Konsumi në rritje, preken deri në 5% e konsumatorëve

Qendra Info by Qendra Info
25/12/2025
in Lajme
0
KEDS dhe KESCO sqarojnë kufizimet e energjisë: Konsumi në rritje, preken deri në 5% e konsumatorëve
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KEDS dhe KESCO kanë mbajtur të enjten një konferencë të përbashkët për media, ku kanë sqaruar gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe arsyet e kufizimeve të shfaqura në disa zona të vendit.

Zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj, tha se për shkak të rritjes së ndjeshme të konsumit gjatë sezonit dimëror, në disa rajone janë paraqitur kufizime të përkohshme të energjisë elektrike, të cilat prekin rreth 3 deri në 5 për qind të konsumatorëve në nivel vendi.

Sipas saj, problemet kryesore nuk lidhen me operimin e rrjetit shpërndarës, por me mungesën e kapaciteteve bartëse dhe të transmisionit. Zonat më të prekura janë Prizreni, Zhuri, Dragashi, Rahoveci, Malisheva, Xërxa, Theranda, Gjilani dhe Shtimja.

Dallaveraj theksoi se nga fillimi i dhjetorit, piku i konsumit të energjisë ka arritur në 1,365 megavatë, që paraqet një rritje prej rreth 6 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme. Ajo paralajmëroi se, nëse ky trend vazhdon, konsumi mund të tejkalojë nivelin prej 1,500 megavatësh në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e KESCO-s, Margarita Rashiti, tha se rritja e konsumit gjatë dimrit është një dukuri e zakonshme dhe se kompania po importon energji elektrike për të mbuluar kërkesën e shtuar në tregun vendor.

Ajo siguroi se KESCO është në koordinim të vazhdueshëm me operatorët e rrjetit dhe po ndërmerr të gjitha masat për të garantuar furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Rashiti u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë, veçanërisht gjatë orëve të pikut, dhe të përdorin energjinë në mënyrë sa më racionale.

“Të gjitha nevojat për energji po mbulohen përmes prodhimit vendor dhe importit. Ne do të vazhdojmë t’i informojmë konsumatorët rregullisht për çdo zhvillim dhe i ftojmë ata për bashkëpunim në kursimin e energjisë”, tha Rashiti.

KEDS dhe KESCO theksuan se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se kufizimet do të menaxhohen në mënyrë të kontrolluar, me synimin për të minimizuar ndikimin te qytetarët.

Related

Previous Post

Shtëpia e Bardhë zhvendos fokusin te presioni ekonomik: Ushtria amerikane angazhohet në “karantinën” e naftës së Venezuelës

Next Post

IA që sfidon luftën elektronike: Teknologjia amerikane u jep dronëve “sy” edhe pa GPS

Next Post
IA që sfidon luftën elektronike: Teknologjia amerikane u jep dronëve “sy” edhe pa GPS

IA që sfidon luftën elektronike: Teknologjia amerikane u jep dronëve “sy” edhe pa GPS

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.