Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS mobilizon mbi 1 mijë punëtorë për furnizim të pandërprerë me energji në ditën e zgjedhjeve

Qendra Info by Qendra Info
26/12/2025
in Lajme
0
KEDS reagon pas gjobitjes: Bordi i ZRRE-së e la në “mëshirë të fatit” sektorin e energjisë elektrike
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se ka finalizuar planin operativ për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike gjatë zgjedhjeve të parakohshme qendrore, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Sipas një komunikate për media, ky plan është hartuar pas një takimi koordinues me zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me qëllim të garantimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës.

KEDS bën të ditur se për ditën e zgjedhjeve do të angazhohen gjithsej 1,049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe teknike në mbarë vendin. Sipas planit operativ, pranë secilit prej 949 vendvotimeve do të jetë në gatishmëri një ekip teknik për të intervenuar menjëherë në rast të ndonjë prishjeje të mundshme të energjisë elektrike.

Po ashtu, gjatë gjithë ditës së votimit do të funksionojë një komision qendror teknik për monitorim dhe koordinim në kohë reale, ndërsa ekipet do të jenë në gatishmëri të plotë përgjatë gjithë procesit.

KEDS thekson se në dispozicion do të jetë edhe kapaciteti i plotë logjistik dhe mbështetja e teknologjisë informative (IT), me qëllim të sigurimit të një furnizimi të pandërprerë me energji elektrike.

“KEDS mbetet e përkushtuar të sigurojë kushte optimale për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin normal dhe të qetë të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Related

Previous Post

Hetimi i “New York Times” – Studentja shqiptare: Na u premtua ëndrra amerikane, por…

Next Post

e-Albania bllokohet prej ditësh, qytetarët dhe bizneset në ngërç: shteti online jashtë funksionit

Next Post
e-Albania bllokohet prej ditësh, qytetarët dhe bizneset në ngërç: shteti online jashtë funksionit

e-Albania bllokohet prej ditësh, qytetarët dhe bizneset në ngërç: shteti online jashtë funksionit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.