Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se të hënën, më 15 dhjetor 2025, do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik dhe investime infrastrukturore. Si rezultat, disa lokalitete në Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë dhe Gjilan do të kenë ndërprerje të planifikuara të energjisë.
Rajoni i Ferizajt
Punime për siguri të sistemit
09:00 – 13:00
– Babushi i Muhaxherëve
– Gadime e Ulët
– Gadime e Naltë
– Vrella
– Plitkoviqi
Arsyeja: lidhje kabllore dhe heqje e përçuesve të përkohshëm.
09:00 – 12:30
– Rrugët: 2 Korriku (pjesë), Ahmet Shtimja, Imer Devetaku (pjesë), Sheshi i Reçakut, Sheshi UÇK (pjesë), Skender Salihaj (pjesë)
– Fshatrat: Mollopolc, Petrovë, Reçak, Shtime (pjesë)
Arsyeja: ndërrim i përçuesve dhe izolatorëve të dëmtuar.
Punime investive
09:00 – 18:00 – Kaçanik i Vjetër dhe fshatrat përreth (Bajnicë, Begracë, Doganaj, Duraj, Elezaj, Gabricë, Stagovë, Çardak).
Arsyeja: montimi i transformatorit të ri.
Rajoni i Mitrovicës
Punime për siguri të sistemit
09:00 – 14:00
– Shipol
– Vaganicë
– Vërnicë
– Pirq
Arsyeja: riparim i kokave kabllovike dhe shkarkuesve katodikë.
Punime nga pala e tretë
09:00 – 10:00 – Rruga “Dëshmorët e Kombit” (TS Kalaja).
Arsyeja: punime sipas pëlqimit energjetik.
Rajoni i Gjakovës
Punime për siguri
09:00 – 09:15 – Zona të ndryshme të qytetit (rrugët Abdurrahim Buza, Avni Rrustemi, Faik Konica, Dëshmorët e Lirisë, Migjeni, Uashingtoni, Korab Binxhiu, etj.)
Arsyeja: përmirësim i projektit DA 10kV Gjakova II.
15:00 – 15:15 – Rrugët Abedin Tërbeshi, Ali Pashë Tepelena, Nënë Tereza, Isa Boletini, Tirana, Skënderbeu, Xheladin Hana, etj.
Arsyeja: përmirësim projekti.
Punime investive
08:00 – 17:00 – Malishevë dhe fshatra përreth.
Arsyeja: kalim i linjës nga 10kV në 20kV (Lot 21).
Rajoni i Gjilanit
Punime për siguri
10:00 – 13:00
– Cernicë
– Livoqi i Epërm & i Poshtëm
– Marefcët
– Gumnishtë
– Vrapqiq
– Dea
Arsyeja: ndërrim i shtyllës së tensionit të mesëm.

