Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se të mërkurën, më 28 janar 2026, do të realizohen punime të planifikuara për mirëmbajtjen dhe sigurinë e sistemit energjetik. Si pasojë, në disa rajone të Kosovës do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Më poshtë gjeni orarin e detajuar sipas rajoneve:
Prishtinë
1. TS 35/10 kV Badovci – Dalja J04 Mramor–Slivovë
11:00 – 12:00
Mramor, Slivovë, Brusi, Busi, Zllashë, Viti e Marevcit, Marec
Arsyeja: Kontrollimi dhe rregullimi i ndarësit të linjës
2. NS 35/10 kV Fushë-Kosova II – Dalja J16 Miradi e Epërme
12:00 – 15:30
Miradi e Epërme, Miradi e Ulët, biznese përgjatë zonës industriale
Arsyeja: Vendosja e shtyllave – projekti “TS Ashkalitë II & TS Hashkalitë”
3. NS 110/10(20) kV Prishtina 2 – Dalja 20 kV J10
10:00 – 10:15 dhe 15:45 – 16:00
Rrugë të ndryshme në Prishtinë (pjesërisht)
Arsyeja: Punime pa tension, manipulim me ndarësit
4. NS 110/10(20) kV Prishtina 7 – Dalja nr.5 PR7–PR2
10:00 – 10:15 dhe 15:45 – 16:00
Një pjesë e rr. Muharrem Fejza
Arsyeja: Punime pa tension
5. NS 110/10(20) kV Prishtina 7 – TS të caktuara
10:00 – 16:00
Rr. Abdullah Presheva, Ukshin Kovaqica
Arsyeja: Ndërrimi i kthinës në TS Burimi Commerce 2
6. Dalja 20 kV Hajvali 1 – TS Mili Ajvali
09:00 – 12:00
Ajvali
Arsyeja: Demontimi i rrjetit të vjetër
7. Dalja 20 kV Hajvali 1 – TS Policia
11:00 – 17:00
Rr. Esat Mekuli
Arsyeja: Projekte investive
8. TS 220/10 kV Drenasi – Dalja Llapushnik
09:00 – 17:00
Arllat, Kleqkë, Vuqak, Llapushnik, Negrovc, Berishë, Divilak e të tjera
Arsyeja: Demontimi i rrjetit të vjetër
9. TS 110/35/10 kV Prishtina 6 – Dalja Kurrizi
10:00 – 15:00
Biblioteka “Hivzi Sylejmani”
Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit dhe rritja e fuqisë
10. TS 35/10 kV Fushë-Kosova II – Zona Industriale Vragoli
11:00 – 14:00
Biznese industriale në Vragoli
Arsyeja: Ngritja e shtyllave dhe montimi i përçuesve
Prizren
TS 35/10 kV Zhuri – Dalja Dogana Vermicë
10:00 – 15:00
Vërmicë, Doganë, Autostrada “Ibrahim Rugova”, Shkozë
Arsyeja: Ndërrimi i shtyllave të dëmtuara 10kV
Gjakovë / Rahovec
TS 110/35/10 kV Rahoveci – Dalja Opterushë
09:00 – 17:00
Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Madhe, Zoçishtë e të tjera
Arsyeja: Projekte investive dhe pastrimi i rrjetit ekzistues
KEDS u kërkon qytetarëve mirëkuptim, duke theksuar se këto punime janë të domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin e furnizimit me energji elektrike.
Për informata shtesë, qytetarët mund të ndjekin njoftimet zyrtare të KEDS-it ose të kontaktojnë shërbimin për konsumatorë.

