Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka bërë të ditur se të dielën, më 23 nëntor 2025, do të realizohen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik. Për pasojë, disa zona në Prizren dhe Gjakovë do të mbesin pa energji elektrike për disa orë.
Prizren – ndërprerje treorëshe
Punime nga pala e tretë
-
NS 35/10 kV Pirana
-
Dalja J13 Hasi 2 (kodi: 30034003)
-
Ora: 12:00 – 15:00
-
Zonat e prekura: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.
-
Arsyeja: Zëvendësim i shtyllës ekzistuese dhe punime në linjën 10(20) kV sipas PEE.
-
Gjakovë – ndërprerje në dy termine
Punime në projekte investive
-
TS 110/35/10 kV Rahoveci
-
Dalja 10 kV Pataqani (kodi: 82000001)
-
Ora: 08:00 – 10:00 dhe 16:00 – 17:00
-
Zonat e prekura: Bratotin, Drenoc, Nushpal, Pastasellë, Pataçan i Epërm, Pataçan i Poshtëm, Senoc, Varjak, Zatriç.
-
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension dhe manipulim me ndarës TM.
-
-
Në TS 110/35/10 kV Rahoveci
-
Ora: 08:00 – 17:00
-
Ndërprehen njësitë:
-
NS Pompa e ujit (82000001018)
-
NS Pataqani (82000001002)
-
NS Pataqani i Ulët II (82000001003)
-
NS Pataqani i Ulët II (82000001024)
-
-
Zonat e prekura: Pataqani dhe pompat e ujit.
-
Arsyeja: Punime investive në kuadër të Lot 12, përfshirë ngritjen e shtyllave, montimin e izolatorëve dhe shtrirjen e përçuesve.
-
KEDS u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të marrin masat e nevojshme gjatë orareve të ndërprerjes, duke falënderuar për mirëkuptimin.

