2026, do të realizohen punime për sigurinë dhe mirëmbajtjen e sistemit energjetik. Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të KEDS, ndërprerjet do të ndodhin në rajonet e Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit, kryesisht për shkak të punimeve nga pala e tretë dhe zbatimit të projekteve të aprovuara elektro-energjetike.
Në rajonin e Prizrenit, nga nënstacioni NS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërpritet dalja 10 kV J05 Bizmuti, konkretisht në trafostacionin Nazmi Beqiri DIE BAU shpk, nga ora 10:00 deri në 14:00. Ndërprerja do të prekë zonën Turgut Ozal dhe bëhet për shkak të modifikimit të panelit dhe transformatorit 0.4 kV sipas projektit të aprovuar.
Në rajonin e Ferizajt, nga nënstacioni NS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërpritet dalja 10 kV J14 Rahovica nga ora 09:00 deri në 13:00. Ndërprerja do të përfshijë lokalitetet Bibaj, Talinoc i Muhaxherëve, Softaj, Pojatë, Papaz, Rahovicë dhe Fusha e Madhe. Punimet po realizohen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të miratuar.
Ndërkaq në rajonin e Gjilanit, nga TS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërpritet dalja 10 kV J12 Thertorja nga ora 10:00 deri në 13:00. Pa energji elektrike gjatë kësaj kohe do të mbesin zonat Fani, Thertorja, Fludi, TMK-ja, Stacioni i pompave në Velekincë, Resti dhe Laza. Punimet do të kryhen sipas zgjidhjes teknike të paraparë.
KEDS u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të këtyre punimeve, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë dhe funksionimit të rrjetit energjetik.

