Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 03 shkurt 2026, do të realizohen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, çka do të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa rajone të vendit.
Sipas KEDS-it, punimet janë teknike dhe investive, të planifikuara për mirëmbajtje dhe përmirësim të rrjetit elektrik.
Prishtinë dhe rrethina
-
Prishtina 5 – Dalja Xhamia e Llapit II
11:00 – 12:00
Rr. Bedri Gjini
Arsyeja: Kontrollim dhe testim i mbrojtjes rele -
Fushë Kosovë – Dalja Vragolia
10:30 – 15:30
Vragoli, Miradi e Ulët (një pjesë), Batusa, Henci, FAM GAS, bizneset Vragoli–Sllatinë
Arsyeja: Vendosje e shtyllave të TM (projekt investiv) -
Prishtina 3 – TS Shtjefan Gjeqovi
09:00 – 11:00
Bulevardi Bill Clinton
Arsyeja: Premontim i shtyllës 0.4 kV -
Podujevë – TS Bajqinë Shkolla
10:30 – 13:00
Bajqinë – shkolla
Arsyeja: Demontim i shtyllave 0.4 kV -
Podujevë – Dalja Ballovci
11:00 – 13:00
Surkishi, Lladofci, Sfeqel, Dumoshi, Shajkovci, Surdulli, Hertica, Drazhnje, Rakenica, Turuqica
Arsyeja: Demontim i shtyllave 10 kV
Gjakovë dhe Malishevë
-
Gjakovë – Dalja Mulliri
10:00 – 11:30
Rr. Nënë Tereza (5 konsumatorë komercialë)
Arsyeja: Vendosje e transformatorit toroidal -
Gjakovë – Dalja Jatex
12:30 – 14:00
Rr. Nënë Tereza (1 konsumator komercial)
Arsyeja: Projekte investive dhe zhvendosje kabllore -
Malishevë – Dalja Dragobili
10:30 – 15:30 -
Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasari, Marali, Maxharrë, Pagarushë, Shkozë
Arsyeja: Vendosje e ndarësit linjor
Gjilan dhe Anamoravë
-
Gjilan – Dalja Uglar
10:30 – 15:00
Bilincë, Inatoc, Llovcë, Malishevë, Pograjë, Sllubicë, Stublinë, Uglar, Zabeli i Sahit Agës
Arsyeja: Vendosje e ndarësit linjor -
Kllokot / Lladovë – të gjitha daljet 10 kV
11:00 – 13:00
Budrikë, Cërnicë, Livoç i Ulët, Partesh, Zhegër, Pasjan, Muçibabë e zona përreth
Arsyeja: Ndërrim i izolatorëve mbajtës në anën 35 kV
KEDS kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se këto punime janë të nevojshme për siguri, stabilitet dhe furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike në të ardhmen.

