Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten, më 6 shkurt 2026, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, çka do të sjellë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në disa zona të vendit.
Sipas KEDS-it, punimet janë të planifikuara dhe kanë për qëllim mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit elektrik.
Rajonet e prekura nga ndërprerjet
Prishtinë
-
Palaj – nga ora 09:30 deri 10:30
-
Miradi e Epërme & Miradi e Ulët – nga ora 12:30 deri 15:15
-
Prugovc, Lupq i Poshtëm, Vranidoll, Tenëzhdoll – nga ora 10:30 deri 15:30
Arsyet: Ndërrim i pajisjeve matëse, vendosje shtyllash dhe montim i ndarësve linjorë.
Pejë
-
Gorazhdevc, Poqestë, Dobërdol, Vragoc, Babiq, Pishtan, Belincë, Gllaviqicë
nga ora 09:30 deri 15:30
Arsyeja: Montimi i ndarësit linjor për Dobërdol.
Prizren
-
Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhel, Nishor, Kostërrc, Breshanc, Semetisht
nga ora 10:30 deri 15:30 -
Dobërdelan, Reshtan, Samadrexhë, Studençan
nga ora 12:00 deri 16:00
Arsyet: Përforcim i rrjetit dhe punime sipas zgjidhjeve teknike të aprovuara.
Gjakovë
-
Lagje të qytetit të Gjakovës – nga ora 10:00 deri 11:00
-
Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Jahoc, Mejë, Morinë, Ponoshec (dhe fshatra tjera)
nga ora 10:30 deri 15:00
Arsyeja: Ndërrim releu dhe vendosje ndarësish linjorë.
Gjilan & Kamenicë
-
Meshinë, Buxhenicë, Strezoc, Krilevë, Leshtar, Bolec, Kremenatë, Rahovicë
nga ora 10:30 deri 15:00 -
Gërmovë, Sadovinë e Jerlive, Goshicë, Vërban
nga ora 09:30 deri 12:00
Arsyeja: Vendosje ndarësish linjorë dhe ndërhyrje në degëzime të rrjetit.
KEDS u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim, duke theksuar se këto punime janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të furnizimit me energji elektrike.
Për informata shtesë, qytetarët mund të ndjekin njoftimet zyrtare të KEDS-it.

