Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot e enjten, 6 nëntor 2025, do të realizohen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik, për shkak të të cilave në disa zona të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të rrymës.
Rajoni i Prishtinës
Në kryeqytet dhe rrethinë, ndërprerjet do të ndodhin në Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc, Mutivodë, si dhe në një pjesë të rrugës “Shpetim Robaj”, përfshirë AUK-un dhe shkollën “Gjin Gazulli”, nga ora 10:00 deri 15:30.
Ndërprerje do të ketë gjithashtu në Hajvali, Dodona, rrugët Bajram Curri, Shaip Kamberi, Fehmi Agani dhe sheshi “Zahir Pajaziti”, për shkak të projekteve investive për shtrirje të kabllove të reja.
Rajonet tjera
Në Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren, punimet do të zhvillohen gjatë ditës me orare të ndryshme – kryesisht ndërmjet 09:00 dhe 17:00, varësisht nga zona.
Në shumicën e rasteve, ndërprerjet janë të planifikuara për mirëmbajtje preventive, punime investive dhe kyçje të linjave të reja, ndërsa në disa lokacione do të kryhen inspektime me dron për sigurinë e rrjetit.
Këshilla për konsumatorët
KEDS u kërkon konsumatorëve që të kenë kujdes me pajisjet elektrike gjatë periudhës së ndërprerjes dhe rikthimit të energjisë, duke theksuar se punimet janë të domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së furnizimit dhe sigurisë së sistemit energjetik.

