Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa qytete të vendit, për shkak të punimeve dhe mirëmbajtjes në rrjetin elektrik.
🔹 Prishtinë
-
Prelluzha dhe fshatrat përreth – 11:00–13:00
-
Lumi i Madh – Prugovc – 11:00–13:00
-
Llapushnik (Berishë, Novosellë, Kleçkë) – 10:00–15:30
-
Spitali Amerikan, Enti Higjenik, Forenzika TMK-1 – 09:00–10:00
-
Lagjja Kalabria, Ministria e FSK-së, Banesat Exclusive/Konaku, rr. Rexhep Krasniqi – 09:00–10:00
-
Fushë-Kosovë (rr. Vëllezërit Fazliu nr. 24) – 10:30–15:00
🔹 Ferizaj
-
Jezerci, Nerodime e Ulët e e Epërme, Balaj, Manastirc – 10:00–15:30
🔹 Mitrovicë
-
Bare, Bajgorë, Kovaçicë, Kaçanoll dhe qendra e erës SOËI Kosovo L.L.C. – 09:00–15:00
🔹 Gjakovë
-
Fshati Xërxë – 11:00–14:00
KEDS bën të ditur se këto ndërprerje janë të domosdoshme për arsye sigurie, mirëmbajtje preventive, instalim të rrjetit të ri dhe kontrollim teknik të stabilimenteve.
Qytetarët këshillohen të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me këtë orar.