Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të enjten në disa rajone të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
05/03/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
35
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

KEDS ka njoftuar se të enjten, më 5 mars 2026, do të kryhen punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit energjetik, si dhe disa projekte investive në rrjetin elektrik. Si pasojë e këtyre punimeve, në disa lokalitete të Kosova do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Rajoni i Prishtinës

Nga TS 35/10 kV Batllava do të ndërprehet dalja 10 kV Orllani nga ora 10:00 deri në 15:00.

Pa energji elektrike do të mbesin: Kushevit, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci 1 dhe 2, Orllani, vikendicat dhe zona te “Zahir Pajaziti”.

Arsyeja e ndërprerjes është mirëmbajtja preventive dhe intervenimi për eliminimin e defekteve të identifikuara gjatë inspektimeve me dron.

Rajoni i Pejës

Nga TS 35/10 kV Peja II do të ndërpritet:

  • Dalja 10 kV J03 Spitali nga ora 09:00 deri në 15:00
    Zonat e prekura: Spitali dhe pompat e ujit.

  • Dalja 10 kV J04 Maja e Zezë nga ora 09:00 deri në 11:00
    Zonat e prekura: Gjimnazi, Kisha Ortodokse, Lidhja rezervë TS-7/2, KFOR-i Italian, Levoshë dhe Maria Shllaku.

Sipas KEDS-it, ndërprerjet në këtë rajon bëhen për energjizimin e kabllove nëntokësore dhe realizimin e punimeve elektrike në kuadër të projektit LOT 3 Pejë.

Rajoni i Gjilanit

Nga TS 35/10 kV Artanë do të ndërprehet dalja 10 kV Slivovë nga ora 10:00 deri në 15:00.

Pa energji do të mbesin fshatrat: Bostoni, Turiqevc, Vllasali, Izvor, Koznicë, Svarqak, Prekoc, Manishincë, Zebincë, Vuqak, Llabjan, Llajshevc, Dragovc, Kukavicë dhe Gulmivodë.

Edhe në këtë rast, sipas kompanisë, ndërprerja bëhet për mirëmbajtje preventive dhe eliminimin e defekteve të evidentuara gjatë inspektimit të rrjetit elektrik.

Related

Previous Post

Të enjten pritet përkeqësim i motit në Kosovë, mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima

Next Post

Qeveria mban mbledhje solemne për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Next Post
Kryeministri Kurti: Kosova po rritet në njohje, ekonomi dhe fuqi shtetërore

Qeveria mban mbledhje solemne për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.