Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën në disa zona të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
24/02/2026
in Lajme
0
KOSTT paralajmëron reduktime të energjisë: Kufizim i ngarkesës për shkak të mungesës së nominimeve nga KESCO
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të martën, më 24 shkurt 2026, në disa zona të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike për shkak të punimeve në rrjetin energjetik.

Sipas KEDS-it, punimet do të realizohen për sigurinë e sistemit energjetik, projekte investive dhe ndërhyrje teknike në rrjet, çka do të ndikojë në furnizimin me energji elektrike në disa lokalitete.

Prishtinë

Nga TS 110/35/10 kV Fushë Kosova – dalja 10kV Albana, ndërprerja do të jetë nga ora 10:30 deri në 12:30.
Pa energji elektrike do të mbesin: Mesbardhi i Madh, Mesbardhi, Bardhi i Vogël, Albana e Vogël, Sllatinë e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët dhe FSK-ja.
Arsyeja: vendosja e shtyllave dhe instalimi i kabllove në projektin “TS Ashkalit II & TS Hashkalit”.

Nga dalja 10kV Miradi e Epërme, ndërprerja do të jetë nga 10:30 deri në 14:30.
Preken: Miradi e Epërme, Miradi e Ulët, Standard Plin, Al Trade, Interpres Kosova Sot, Petrol Oti Sllovenia, ndriçimi publik për autostradë, AS Partners dhe Bylmetorja Imer Berisha.

Në kuadër të projekteve investive, nga NS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërpritet dalja 10kV Nexhmi Musrafa nga 09:00 deri në 17:00, ku pa rrymë do të mbesin Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe rruga “Vushtrrisë”.

Po ashtu, nga dalja J27 Blloku I do të ndërpritet TS Blloku I dytë nga 09:00 deri në 17:00, duke prekur rrugën “Azem Bejta”.

Ndërkohë, për shkak të punimeve nga pala e tretë, nga NS 110/10kV Prishtina 7 – dalja 20kV Llapnasellë, ndërprerja do të zgjasë nga 09:00 deri në 16:00.
Pa energji do të mbesin Llapnasella, një pjesë e Çagllavicës dhe një pjesë e Graçanicës.

Gjilan

Nga NS 110/35/10kV Vitia – NS 35/10kV Kllokot, ndërprerja do të jetë nga 11:00 deri në 13:00, ku pa rrymë do të mbesin disa lokalitete të shumta, përfshirë:
Tërstenik, Muhadër, Dardania 2 Dragbuzha, Sllatinë e Ulët dhe e Epërme, Sadovinë, Pozhoran (një pjesë), Banja e Kllokotit, Radivojcë, Budrikë, Remnik, Gjylekarë, Mogillë, një pjesë e Vitisë, Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë, Ramjan dhe biznese të ndryshme në këtë zonë.

KEDS u bën thirrje qytetarëve që të kenë mirëkuptim për këto ndërprerje të përkohshme, pasi punimet synojnë përmirësimin e rrjetit dhe rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.Burimi: KEDS.

Related

Previous Post

Harry Bajraktari mohon akuzat: Nuk kam lobuar kundër Presidentes Vjosa Osmani

Next Post

Hamza: Osmani nuk i ka të garantuara votat e PDK-së për një mandat të dytë

Next Post
Hamza kishte paralajmëruar më herët rrezikun nga përmbytjet në urën e re të Ibrit

Hamza: Osmani nuk i ka të garantuara votat e PDK-së për një mandat të dytë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.