KEDS ka njoftuar se të hënën, më 23 shkurt 2026, në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike për shkak të punimeve në rrjet dhe projekteve investive.
Rajoni i Prishtina
Punime për siguri të sistemit
Nga NS 220/10kV Drenasi – Dalja 10kV Llapushnik
11:00 – 13:00
Fshatrat që do të mbesin pa rrymë:
Arllat, Kleçkë, Vuqak, Llapushnik, Negrovc, Gjurgjicë, Terpezë, Berishë dhe Divilak.
Arsyeja: kontrollimi i rikyçësit automatik për siguri të sistemit.
Punime në projekte investive
Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 5 – Dalja 10kV Rezervarët-KFOR
09:00 – 17:00
Zonat e prekura:
Bardhosh, Bërnicë e Ulët, Barilevë (Sheshivarët, Shaljanët, te Xhamia), Drenovc (Gashët), “Kuvilab” private, Rub Shpk – Samir Rexha, ndriçimi publik në autostradë dhe Prugovc (Kaqurët).
Arsyeja: punime investive në rrjet.
Rajoni i Mitrovica
Nga TS 110/10kV Vushtrria 2 – Dalja 10kV Maxhunaj
09:00 – 16:00
Fshatrat që do të preken:
Dumnicë, Samadrexhë, Cicili, Sllakovc, Ropicë, Vilanc dhe një pjesë e Maxhunajt.
Arsyeja: kyçja e rrjetit të ri për furnizimin e dy trafostacioneve në kuadër të projektit LOT-2 Mitrovica–Maxhunaj.
KEDS ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se ndërprerjet janë të nevojshme për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit energjetik.

